I pyetur lidhur me deklaratat nacionaliste të bëra publike kohët e fundit nga Kryeministri Berisha, kreu i FRD-së tha se Shqipëria nuk ndikohet nga ky element, në kohën kur faktori shqiptar në Ballkan po vjen duke u forcuar. Rikthimi në “parullat nacionaliste”, siç i cilësoi ish-presidenti është i panevojshëm.
Ndërkohë, duke iu referuar Rezolutës çame të PDIUS-së dhe faktit që ajo nuk u mor në shqyrtim Parlament, ish-presidenti i Republikës u shpreh: "Ata që flasin për nacionalizmin, heshtin për Rezolutën çame.”
Duke u fokusuar në refuzimin për herë të tretë të statusit të vendit kandidat në BE, Topi fajësoi opozitën edhe qeverinë sëbashku. Rama, sipas tij duhet t'i votonte 3 ligjet që kërkojnë 3/5 në Parlament, por gjithsesi statusi sipas tij, nuk do të merrej. Mbi këtë konstatim, Topi i referohet faktit që sipas tij, administrata është me të meta. “Unë fajësoj të dyja palët. Kur të dyja fajësojnë njëra-tjetrën i japin shansin palës së tretë të pranojë ato që thonë ato", tha kreu i FRD-së. Por nga ana tjetër Topi i dha të drejtë pretendimit të opozitës se ligjet në Shqipëri nuk zbatohen (arsye të cilën PS e përdor edhe ndaj mosvotimit të 3 ligjeve me 3/5). “Është e vërtetë ajo që thotë opozita se ka ligje por nuk zbatohen”, u shpreh Topi.
Për ish-presidentin, FRD është e hapur për koalicion me çdo parti, përveç Demokratikes dhe Socialistes.
STATUSI, RAMA-BERISHA FAJTORE, ADMINISTRATA ME TE META
Vetëm pak ditë më parë Shqipërisë iu mohua statusi i vendit kandidat për herë të tretë. I pyetur nga Ilir Babaramo se kush mban përgjegjësi për këtë refuzim, kur të dyja palët, opozita dhe mazhoranca fajësojnë njëra-tjetrën, Topi u përgjigj se faji mbetet mbi të dyja. Ish-presidenti thekson se Partia Socialiste duhej t’i kishte votuar 3 ligjet që kërkojnë 3/5 në Parlament (që janë edhe kusht nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit), por sipas tij, nuk është ky problemi i vetëm. Mazhoranca, thekson Topi, ka përgjegjësi më të mëdha se opozita. Mbi këtë konstatim, Topi i referohet faktit që sipas tij, administrata është me të meta. “Unë fajësoj të dyja palët. Kur të dyja fajësojnë njëra-tjetrën i japin shansin palës së tretë të pranojë ato që thonë ato. Opozita duhet t’i kishte votuar 3 ligjet, por fakti që Parlamenti ka të meta, ka mungesë të lirisë, duke mos u respektuar deputeti dhe duke u penguar të shprehë atë që ai ka detyre...fakti që administrata ka problemet e veta...janë probleme që Evropa i shikon dhe nuk është indiferente”, theksoi kreu i FRD-së.
Sipas Topit, në krye të administratës “ka njerëz militantë që nuk kanë funksionin e duhur. S’ka meritokraci. Shkojmë gjithmonë e më shumë në sinkron me shprehjen e Dritëro Agolit kur Fatos Nano ishte kryeministër.”
"EVROPA NUK KERKON RETORIKEN POLITIKE VULGARE"
Sipas ish-presidentit të Republikës, Evropa nuk kërkon retorikën vulgare të përdorur në Parlament, sipas tij prej mazhorancës. “Nuk mund të akuzohet vetëm njëra palë për statusin, kur mazhoranca përdor një gjuhë vulgare, rruge, dhe Evropa kërkon tjetër gjë”, u shpreh Topi.
BERISHA HUAZOI TEZAT PATRIOTIKE TE SPAHIUT
Ish-presidenti i Republikës, tha se Kryeministri Berisha huazoi tezat patriotike të Kreshnik Spahiut, edhe pse më parë ka shprehur kundërshti ndaj tij. “Më parë e ka kundërshtuar sot janë në të njëjtën linjë”, theksoi Topi.
KOALICION ME KEDO, PERVEC PD-së DHE PS-së
Bamir Topi theksoi se nuk do të bëjë koalicion me partitë e vjetra, duke iu referuar Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Duke përjashtuar aleancën me këto dy parti, Topi tha se FRD është e hapur të bëjë aleancë me çdo parti tjetër, edhe pse sipas tij është ende herët për të menduar për koalicion kur FRD është krijuar së fundi si parti. “FRD nuk është parti e një grupi individësh është një parti që do ketë parime shumë të forta të funksionimit të saj”. I pyetur se nëse do merrte vota nga “të mërziturit e Partisë Demokratike”, Topi tha se në kohën kur kandidonte si deputet i PD-së në zonën bashkiake numër 9 në Kryeqytet (para se të bëhej president), arriti të merrte 10 mijë vota. “Unë mora më shumë sesa të gjithë sëbashku, në kalkulim dilte që unë kisha marrë jo vetëm votat e PD me rezultate më të mira por mora 5 mijë më shumë. Që do të thotë se është një pjesë e elektoratit që ne se kemi llogaritur”, -tha ish-presidenti.
"QEVERIA MONOPOLIZOI 100-VJETORIN, NDAU SHQIPTARET"
Në fokus të intervistës u vunë edhe festimet me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Për kreun e FRD-së, kjo festë u përdor për qëllime elektorale. Sipas tij qeveria monopolizoi 100-vjetorin dhe ndau shqiptarët. “Ai që është patriot dhe që dëshiron të respektojë të gjithë shqiptarët, nuk i ndan shqiptarët. Festime duhet të kishte në çdo qytet të Shqipërisë dhe dominanti duhej të ishte në Vlorë. Nuk duhet të kishte tentativa për ta monopolizuar festën”, - theksoi ish-presidenti Topi.
"ATA QE FLASIN PER NACIONALIZEM, HESHTIN PER REZOLUTEN"
I pyetur nga Ilir Babaramo lidhur me Rezolutën për çështjen çame të sjellë në kuvend nga PDIU-ja (e cila nuk u mor në shqyrtim në Parlament), Topi u shpreh sërish kritik ndaj deklaratave nacionaliste të kryeministrit Ai tha: “Ata që flasin për nacionalizmin, heshtin për Rezolutën çame.”
"PARULLAT NACIONALISTE S'I SHKOJNE KOHES"
I pyetur lidhur me deklaratat nacionaliste të bëra publike kohët e fundit nga Kryeministri Berisha, kreu i FRD tha se Shqipëria nuk ndikohet fare nga ky element, në momentin kur faktori shqiptar në Ballkan po vjen duke u forcuar. Rikthimi në “parullat nacionaliste”, siç i cilësoi ish-presidenti është i panevojshëm.
“Shqiptarët kanë një gen që i kanë rezistuar situatave mjaft të vështira, një popull që ka rilindur plotësisht dhe në kohët moderne është bërë faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në Rajon. Më shumë se 700 mijë shqiptarë janë në Greqi si pjesë e emigracionit. Janë kthyer në faktor të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve. Rikthimi në retorikën nacionaliste do ta bënte të panevojshme kur faktori shqiptar në Ballkan po vjen duke u forcuar”, u shpreh Topi. Sipas kreut të FRD-së “profilet me dominancë nacionaliste nuk i shkojnë më kohës.”
"DAKORD ME SHQETESIMIN E ARVIZUT"
Topi bie dakord me shqetësimin e ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu lidhur me këto deklarata. “Është shqetësimi i përfaqësuesit të SHBA të cilat janë investuar në mënyrë të jashtëzakonshme në rajonin ballkanik”, u shpreh Topi.
"SHTETESI SHQIPTARE? OK, BERISHA TE MBAJ FJALEN"
Duke komentuar deklaratën e shefit të qeverisë lidhur me premtimin për shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, ish-presidenti i Republikës tha se nuk është kundër kësaj iniciative, por ai shprehet dyshues me faktin nëse Berisha do të mbajë fjalën për çka thotë. Sipas Topit, kjo është një marrëdhënie institucionale, por sipas tij janë bërë edhe deklarata të mëparshme të cilat nuk janë mbajtur.
Për kreun e FRD-në e rëndësishme është të premtohet ajo që mund të realizohet.
"CENSUSI PROBLEMATIK, PAAFTESI"
CENSUSI “duhej të ishte shumë më serioz. Mesa duket ky regjistrim ka pasur problematikën e vet. Dhe për ketë më shumë e vendos theksin tek paaftësisa, sesa tek diçka e qëllimshme.”
(Foto, Bamir Topi dhe gazetari Ilir Babaramo në studion e emisionit "5 pyetjet nga Babaramo" në televizionin A1Report!)
BUXHETI 2013
“Ky është një buxhet në kohë krizash, kemi probleme të mëdha me financat në Shqipëri. Rritja e borxhit është në terma shifror problematik. Financimi i ekonomisë tregon një prognozë jo të mirë për ekonominë tonë. Taksa e sheshtë duhet parë mënyra se si është realizuar pasi ka bërë që të krijohen monopole në Shqipëri. Grupet klienteliste pranë qeverisë janë favorizuar nga mënyra se si është implementuar taksa e sheshtë. Ne jemi për një sistem taksimi të drejtë dhe korrekt pasi jemi forcë politike e qendrës së djathtë. Jemi kundër taksës progresive. Fakti që nuk mblidhen të ardhura dhe një pjesë e buxhetit është sistemuar nga remitancat dhe mbledhja e taksave në mënyrë selektive s'është e drejtë. Bizneset favorizohen politikisht. Kjo rrugë po e çon qeverinë në një deformim të ekonomisë. Rritja e tavanit të borxhit e ka alarmuar ekonominë. Jemi në një fazë kur duhet të ketë alarm për politikën dhe ekonominë shqiptare. Qeveria po mendon sot për sot pra vetëm për momentin. Aq sa financohet arsimi dhe shëndetësia duhet për të paguar interesat e borxhit. FRD është për tezën që borxhi duhet të shkojë në shifrat e 45%, për këtë i duhet dhënë një frymë bizneseve të reja. Jemi për një sistem taksash të drejta e të studiuara në bazën e një ekonomie të studiuar. Ekonomia s'është për të konsumuar disa fraza politike. Grupet e ekspertizës duhet të funksionojnë pasi janë drejt rrënimit. Në BE funksionojnë institucionet shkencore dhe kërkimore", u shpreh Bamir Topi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)