Elbasani ka qenë ndalesa e radhës e partisë Fryma e Re Demokratike. Lideri i FRD-së Bamir Topi ka hedhur të tjera akuza të ashpra kundrejt kryeministrit Berisha. Gjatë prezantimit të strukturave të FRD-së, Topi deklaroi se qeveria ka mbajtur një qëndrim indiferent ndaj përmbytjeve në Shkodër dhe mbështetjen e banorëve të prekur.
Duke folur për FRD dhe rolin e saj në politikën shqiptare Topi tha se ajo është një parti e parimeve të forta dhe moderne që i sheh gjërat me realizëm. FRD tha ai do të arrijë një përfaqësim dinjitoz dhe qytetar në parlamentin e ardhshëm shqiptar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com