Topi: Unë e bëra Berishën
kryeministër, Rama të lërë ciu- ciun

Topi: Unë e bëra Berishën<br />kryeministër, Rama të lërë ciu- ciun
Ish-presidenti dhe kryetari i FRD Bamir Topi është shprehur se vendi nuk duhet të mbetet në dorën e Berishës, ndërsa deklaron se ai kishte bërë Berishën kryeministër. Në një intervistë në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, ish-Presidenti e kreu i FRD Bamir Topi i bën thirrje dhe Ramës që të ulet në tokë dhe të bëjë opozitën. Duke folur për Ina Ramën Topi kujton se kur u zgjodh u fol me shumë "superlativa", dhe shton se pasardhësi në këtë post duhet të jetë një figurë thellësisht profesionale dhe me integritet. Por "Kemi një pozicionim të qartë politik të mazhorancës, do shkohet në një figurë që do kënaqë mazhorancën....Kam besim tek ndërhyrja dhe sugjerimi i ndërkombëtarëve. Në rast se shkojmë në këtë linjë rrezikojmë drejt një Prokurorie politike.

Pjesë nga Intervista

E prisnit kaq të vrullshëm hyrjen në politikë?

E njoh mirë terrenin e politikës, njoh lojtarët tashmë të kthyer në aktorë, për mua s’përbën asnjë emocion të ri vetëm një rikonfirmim të gjithçkaje që kam thënë, qoftë si politikan qoftë si president. Dikush që është në një pozicion mendon se si po e humb atë pozicion, dikush tjetër mendon se si ta fitojë atë, është një përplasje interesash tashmë të deklaruara. Shqiptarët janë mësuar me shfaqjen e radhës sigurisht që pesha e deklaratave ka qenë e rëndë por në të njëjtën kohë paradoksalisht sa e rëndë edhe situatë qesharake.

Pse jeni rikthyer në politikë?
Misioni i demokracisë nuk përfundon, aq më shumë në një vend kur tranzicioni vazhdon të jetë i lodhshëm, rraskapitës. Ende jemi vendi i fundit ish komunist që nuk kemi marrë statusin e vendit kandidat. Një betejë politike aspak me standarde evropiane, kemi 20 vjet që tentojmë të shkojmë drejt rrugës së europës, në një rrugë që ka qenë e vështirë që nuk shkohet me “avion”. Fakti që e kam shprehur që nuk kthehem për të bërë karrierë tregon që gjërat janë shumë të rëndësishme në substancë, nuk janë për të arritur diçka që unë kam arritur. Konsiderohem i arrirë në jetën profesionale, akademike dhe në jetën politike.

Tranzicioni nga presidenca tek Fryma e re Demokratike, çfarë mendoni se ka ndryshuar tek PD nga viti 2007 deri në vitin 2012?

Jam në këtë mjedis të politikës shqiptare si qytetar dhe si një njeri që e njoh jetën politike në retrospektivën politike të asaj partie për aq kohë sa kam qenë atje. Jam në gjendje të analizoj mirë diagnozën se nga çlloj sëmundje vuan ajo parti. Ka pasur simptoma të një lloj autoritarizmi edhe gjatë kohës që unë kam qenë atje, por asnjëherë në këtë shkallë. PD sot është partia në mënyrë absolute e një njeriu, e mbyllur pa asnjë lloj hapësire demokracie dhe i ngjan jetës së një kazerme, absolutisht nuk është kompatibël emri i asaj partie. Është kthyer në një parti e cila dhe për të cilën diskutohet në mënyrë negative, edhe në sferat ndërkombëtare. Fakti që ka konfliktualitet të shtuar, fakti që nuk ka shpresë për të pasur një rotacion, rregulli i demokracisë njeh në themel vetëm rotacionin.

Pse nuk i keni thënë më parë këto...?

I them këtyre njerëzve që duhet të kenë kujdes që në momentin kur realizojnë puyetjen duhet të jenë të realizuar mirë me ekpseriencën dhe retrospektivën. Fryma e debatit ka qenë e pranishme së paku gjatë kohës që unë kam qenë atje. Ka qenë moment i rëndësishëm që lidhej me çështjen e pronës e legalizimit, ndonëse isha kryetar i grupit. Ka pasur momente të tjera që janë bërë publike, siç ka qenë kritika që kam bërë në momentin kur PD mori qeverisjen e vendit. Debati për ministrat apatikë të asaj periudhe e kam kritikuar. Ka pasur një situatë të tillë kur unë kam kërkuar që të jem konkurrent në një pozicion nuk më është ofruar siç ka qenë kandidimi për bashkinë e Tiranës në vitin 2000. Aty ka pasur shpesh raste kur është thënë jo.

Duket sikur nuk keni pasur marrëdhënie të mira me Berishën? Pse ai u ka bërë President?

Më 2005 ju e dini që për një kohë të gjatë ishte në pikëpyetje se kush do qeveriste Shqipërinë. Më 2005 kam pasur mision dinamik në territorin politik e në media. Sot e kësaj dite kam qenë deputeti më i votuar i PD me 10 mijë vota. S’është zotëria që më ka rritur, por jam unë ai që e kam ulur atë në karrigen e kryeministrit.

E keni bërë ju Berishën kryeministër?
Absolutisht po. Para se të vinte 2007 është 2005.

Berisha ju beri President për t’iu kthyer favorin?

Absolutisht jo. Ju e dini rrugën në 2007. Ka pasur një propozim kur unë nuk e kam pasur kurrë në mend. Unë kam pasur marrëdhënie korrekte dhe ndaj u propozova për presidentin. Më pas erdhi ajo periudhë me kontradikta për arsye parimore.

Jeni në dijeni ti jetë ofruar ryshfet një deputeti për të votuar për ju?
Ka pasur lëvizje të një deputeti të grupit të zotit Nano që e kam falënderuar që eliminoi mundësinë e krizave të rënda në Shqipëri. Gjërat kanë qenë të hapura, ai që aludon, këtu duhet të shkohet në një model që ai që thotë diçka duhet ta provojë.

A i jepni vetes dhe ju përgjegjësi për gjendjen ku ndodhemi?
Problemi i pronave është më në kolaps se kurrë. Atje është një bunker ku s’futet askush. Njerëzit e ndershëm qëndrojnë në pritje uzurpatorët kanë ngritur vilat. Atëherë mendojnë se ku ta sulmojnë presidentin? Te çështja e pronave, te imuniteti.

Nuk është vërtetë që i keni marrë të gjitha pronat?
Jo.

Sa prona keni?
Aq sa janë bërë publike. Jam plotësisht në territorin e asaj prone që kam ndërtuar. Nuk e kam shkelur ligjin.

Ju i keni marrë duke ushtruar presion?
Jo, vetëm me të drejtën që më ka dhënë ligji. Shkoni e verifikojeni, prona është në emër të paraardhësit tim.

Meqenëse jeni çliruar dhe nga zinxhirët e presidentit, a ishte dinjitoze që krijuat një parti ndërkohë që ishit në mazhorancë?
Gjithçka ka pretenduar mazhoranca ka qenë e gabuar. Para se të vija këtu ku jam, patën thënë se isha pjesë e Aleancës Kuq e Zi. Patën thënë se kisha shndërruar presidencën në seli partie, që nuk ka ndodhur, unë respektoj ligjin e Kushtetutën e asnjëherë s’kam thënë që pas mbarimit të presidencës s’do merresha me politikë.

Me PD Topi dhe Oketa arritën piedestalin...?
Emri i zotit Oketa është një emër i nderuar, nuk mund të ecim me konsideratat e njerëzve të një partie. Prova më e mirë janë zgjedhjet politike. Zgjedhjet e 2013 do demonstrojnë rezultatet e kësaj partie.

A ka kërkesa nga përfaqësues të PD që duan të bëhen pjesë e FRD?
Nuk jam në dijeni të asnjë lloj kërkesë që mund të jetë nga deputetë të djathtë. Ne nuk na intereson askush që bën pazare dhe kalkulime në funksion të karrierës së vet. FRD ka një tipar tjetër, nuk është derivat që del nga një parti, por një parti totalisht e re që fluksin e saj e ka në të gjithë shoqërinë shqiptare. Problemi është që një vend që del nga komunizmi dhe që në krye një ish komunist.

Topalli nuk është një ish komuniste?
Tani do t’i përmendim të gjithë me emër ne. Unë kam thënë që është iluzionist, sepse të shfaq diçka e në moment e transformon. Problemi nuk është te një emër, fatkeqësi për ata njerëz që e mendojnë fatin e tyre te një emër i konsumuar. Ky vend ka nevojë për rotacione.

Flasim për një fakt 200 mijë euro për transferimet e gjyqtarëve?
Nuk e di pse nuk thoni dhe për një raport të OSBE. Presidenti nuk ka pozicion ekzekutiv. Presidenti thërret mbledhjen e KLD dhe miraton rendin e ditës. KLD funksionon si një strukturë më vete, që do të thotë se është nënkryetari i KLD që operon. Presidenti ka vetëm një votë atje. Për gjithë emërimet ka pasur transparencë të plotë. Votimi ka qenë i thjeshte dhe ka pasur një votë. Për pjesën e Kushtetueses presidenti s’bën emërime por vetëm dekorime

Përmendi një shifër 200 mijë euro Berisha...?

U dhashë një përgjigje këtyre shpifjeve. Në momentin që njeriu nuk ka një fakt në dorë, nuk ka çfarë të thotë. Gjithçka që del nga goja e atij në adresën time është e mjerë. Mua më kanë thënë që kam qenë i formatuar si president dhe asnjëherë nuk kam dalë jashtë kornizës kushtetuese dhe ligjore. Unë po i paraprij asaj që shikoni natyrën e akuzave monstruoze që dalin në Parlament për vrasjen e kryekomisarit.

Akuza...?
Së pari unë nuk emëroj inspektorë. Gjërat nuk janë ashtu siç ai e mendon shtetin, ai e mendon se nga i pari deri te i fundit duhet ti bindemi urdhrave të tij. Madje dhe me telefon, duke drejtuar shtetin me telefon. E kam shpjeguar. Janë të ndara pushtetet.

Firmos presidenti për gjyqtarët të shkallës së parë..?

Jo.

Kush firmos?
Më lini tua them është KLD i cili në një procedurë auditimi është publik dhe transparent. Është një proces që nuk është zhvilluar në zyrën time, por në KLD. Vota ime është sikurse e kam unë e ka dhe ministri i Drejtësisë. Është një organizëm jo monokraatik, por kolegjial.

A ndani të njëjtin opinion si raportet ndërkombëtare?
Apsolutisht po.

Kryeprokuroi i Përgjithshëm, Ina Rama s`është në lartësinë e duhur, kështu ka deklaruar dje Nishani?
Nuk mund të bëj perifrazime. Cdo institucion ka nevojë të rrisë performancën, edhe Prokuroria sbën përjashtim. Relitivisht jam i kënaqur me punë e Ramës, i është dashur të përballojë një klimë aspak të lehtë për një institucion dhe një zonjë, akuzat kanë qenë aspak të denja. Klima e atij institucioni ka kaluar në situata turbulence për një terësi kompleksesh.

Ishte zgjedhje e mencur të propozonit një Zonjë në krye të Prokurorisë?
Në momentet e emërimit të saj deklaratat kanë qenë jashtëzakonisht të mira, gati, gati superlative. Kam qenë gjithmonë kundër 30% të grave në politikë, në gjithë aksesin që kam pasur raportet i kam pasur të barabarta meshkuj- gra.

Do ta bëni nënkryetare të FRD?

Është pyetje interesante, por kjo parti nuk i realizon gjërat me emërime, është e hapur për njerëz, por kryetari provizor nuk e përcepton atë parti ku njërëzit katakultohen me emërim aspak të njohur dhe dalin dhe bëjnë gjyqin e njerëzve shumë të njohur.

Cdo ndodh me emërimin e Prokurorit të ri?

Kemi një pozicionim të qartë politik të mazhorancës, do shkohet në një figurë që do kënaqë mazhorancën. Vendi ka nevojë për një figurë thellësisht profesionale dhe me integritet, është institucion që është determinant në luftën kundër krimit, krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe determinant në garantimin e së drejtës. Kam besim tek ndërhyrja dhe sugjerimi i ndërkombëtarëve. Në rast se shkojmë në këtë linjë rrezikojmë drejt një Prokurorie politike.

A prisni ndonjë gjueti shtrigash tani që u kufizua imuniteti?
Çdo politikan, çdo gjyqtar duhet të jetë i limituar për të qënë në një pozicion të dukshëm transparent, nuk bëj dot parashikime të kësaj natyre, por fatmirësisht Shqipëria është një vend në NATO e që monitorohet rreptësisht, s’ka shanse që gjithëkush të thyejë rregullat.

Privatizimet, mendoni se po shfrytëzohen për sigurime fondesh për fushatë elektorale?

Linja e privatizimit smund të kontestohet, por transparenca është cështje tjetër, që lë shumë për të dëshiruar. Ka ankesa të shumta që gjërat shkojnë në linjën e një klientele të caktuar, është me rëndësi të ketë transparencë ku duan të përfitojnë të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Aleanca me Ramën për 2013?
Unë jam këtu. Në sensin figurative dola nga qypi dhe ja ku jam. I them: “Ti zbrit nga pema e lëri ciu-ciut. Vendi e institucionet kanë pasur nevojë për opozitën”. Unë nuk kam pasur e s’kam ndonjë pakt me zotin Rama. Nuk i takon atij që të aludojë. Ne nuk bëjmë aleancë me dy partitë e vjetra.
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin