TIRANË- Këshilltari Bashkiak, Fabian Topollaj, i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se vendimi për miratimin e shembjes së Teatrit Kombëtar është marrë në mënyrë elektronike, pra me votim qarkullues nëpërmjet e- mali nga anëtarët e Këshillit Bashkiak. Ai e quan të paligjshëm këtë vendim, por jo për mënyrën e votimit, por për faktin se nuk ka pasur diskutime mes anëtareve.
"Votimi do të bëhej në datë 15 në orën 12:00 nuk është bërë asnjë mbledhje tjetër. Në vend që të bëjmë një debat të gjerë publik, nuk lejojmë as Këshillin Bashkak që të bëjë debat. Erion Veliaj ka dashur ta japë këtë vendim me shpejtësi të madhe. Qëllimi ka qenë të zhvendosej vëmendja për prishjen e teatrit, të bëhej si një fakt i kryer i publikut. Erion Veliaj e ka marrë vendimin në fshehtësi. Janë mbledhur nëpërmjet e- mailin. Nuk e di se ca bën çdo këshilltar, po jam i bindur se do e kenë dërguar e- mailin, por kjo nuk e zgjidh çështjen, se kjo nuk është diskutuar", tha Topollaj në intervistën me gazetarin.
Nisur nga mungesa e diskutimeve në Këshillin Bashkiak, për Topollajn, duhet që të mbahet një referendum ku të pyetet populli nëse duhet shembur Teatri Kombëtar, ose jo.
"Ngjarja është edhe më e rëndë, këto forma shmangim diskutimin, ishte lajmëruar në datë 15 në mesditë, por çuditërisht bashkia nxori mbrëmë vendimin. Nëse opozita do të ishte Erioni do ta kishte të pamundur sepse kërkon 3 të pestat e anëtarëve. PD e ka kuptuar shumë vonë braktisjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.Jam përfaqësues i Bindjes Demokratike, ku godinat janë mbrojtur me trup. Nuk kam një qëndrim, nuk jam i bindur nëse duhet ta ruajmë apo të prishet. Duhet të pyetet publiku, nëpërmjet referendumit. Kemi nevojë të kemi një diskutim të gjerë", përfundoi Topollaj.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.3%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3340
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
MEKI reagon për lirimin e Bashës, komandohet përkohësisht regjisori Indrit Çobani: Do çelet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të Teatrit Kombëtar
9 Janar, 15:27
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Hetimet për Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule thirret në SPAK
9 Janar, 11:20
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Speciale/ Komedia, zhanri më i preferuar nga publiku! Rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar i ruan ‘Pallati 176’
1 Janar, 15:55
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Ndërrimi i viteve me koncert në Tiranë, s’mungojnë fishekzjarret! Nënkryetarja e Bashkisë: I pranishëm edhe Veliaj
31 Dhjetor 2024, 15:17
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
Ore prap doli në sken ky idjoti topomuti ky është nipi i ysli topollait ish prokuror i Enver Hoxhës. Ktë shal ngjitmi e nxori me shkelma jasht pd prap filloi ky bythlëpirës o Zot çfar race e pisët pa din e pa iman.
PërgjigjuCojeni tek spaku....
Përgjigju