Toponime, emigrantët kthehen
në Kapshticë, radhë  në Kakavijë

Toponime, emigrantët kthehen<br />në Kapshticë, radhë  në Kakavijë
 KAKAVIJE -  Ndonëse një ditë më parë u njoftua për zgjidhjen e përkohshëm të ngercit të toponimeve të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi, situata nuk ka ndryshuar në pikën kufitare të Kapshticës. 

Pala greke ka kthyer mbrapsh disa familje shqiptare, edhe pse dje ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, zyrtarisht njoftoi Ministrinë e Jashtme shqiptare, nëpërmjet ambasadës tonë në Athinë, se do të lejohet kalimi në kufi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që kanë lindur në Greqi deri në datën 05 shtator 2013. 

Nga ana tjetër, në të dyja pikat e kalimit kufitarë që lidhen me shtetin grek, në atë të Kapshticës dhe Kakavijës janë evidnetiuar radhë të gjata në pritje, që prej natës së mbrëmshme. 

Në të dyja doganat paka greke punon me një sportel në hyrje dhe një në dalje, duke krijuar radhë të gjata për emigrantët që vijnë dhe që shkojnë drejt territorit Helen. Ndërsa nga pala shqiptare, punohet me një sportel në dalje dhe 2 në hyrje.

Policia e Gjirokastrës informoi sot në mëngjes për radhë të gjatë, gjatë natës së të shtunës (10 gusht) në pikën kufitare të Kakavijës.

Shkak ishte bërë pala greke, e cila nuk ka punuar gjatë natës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm po punon vetëm me një sportel. Që nga dita e djeshme dogana greke ka patur probleme me sistemin kompjuterik.

Mesditën e sotme është normalizuar situata në Kakavijë. Sipas policisë kanë hyrë 8 mijë shtetas dhe 2000 mjete dhe kanë dalë 3 mijë shtetas dhe 800 mjete

Dje u njoftua se ngërçi mes vendit tonë dhe shtetit fqinj, atij grek, për problemin e toponimeve mori dje zgjidhje të përkohshme. Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, zyrtarisht njoftoi dje Ministrinë e Jashtme shqiptare, nëpërmjet ambasadës tonë në Athinë, se do të lejohet kalimi në kufi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që kanë lindur në Greqi. Ky kalim është i vlefshëm deri në datën 05 shtator 2013. Ndërkohë edhe nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës mund të kalojnë pa hasur problemin e toponimeve, të gjithë emigrantët deri në fund të muajit gusht. Marrëveshja u arrit pas një takimi mes drejtorit të kufirit të Gjirokastrës Admir Abrija dhe homologut e tij grek.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator