TIRANË - Brenda muajit Tetor Ministria e Brendshme do të përfundojë ndryshimet në sistemet e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe Dokumenteve të Identitetit, për korrigjimin e shkrimit të toponimit të vendlindjes.
 
Këto veprime pasojnë Vendimin e Këshillit të Ministrave të 27 gushtit, që i jep fund problemit të me autoritet kufitare greke, që nuk lejonin kalimin e emigrantëve që në dokumentet e identifikimit kishin të shqipëruar vendlindjet, të cilat kishin tjetër toponim në greqisht apo ndërkombëtarisht.
 
Me vënien në funksion të ndryshimeve në sistemet e Regjistrit, Ministria e Brendshme fton shtetasit e interesuar të fillojnë procedurat për pajisjen me dokumentat që kanë toponimet e korrigjuara.
 
Edhe pse një gabim në praktikat zyrtare të funksionimit të Regjistrit të Gjendjes Civile, kostoja financiare e dokumenteve të korrigjuara do të paguhet nga vetë qytetarët.
 
Ministria e Brendshme ka publikuar edhe mënyrën sesi do të ndryshojë rubrika e vendlindjes në certifikatat dhe kartat e identitetit që kanë probleme me toponimet.
 
 Gjatë 2 muajve të fundit të vitit pritet të ketë edhe një fluks të aplikimeve për pasaportë pasi në muajin janar rritet edhe çmimi i saj nga 6.000 lekë në 7.500 Lekë.

Vendimi i qeverisë
Pasaportat e reja që do të jepen për shtetasi shqiptar që kanë lindur jashtë Shqipërisë do të shënohen në të njëjtën mënyrë si është regjistruar në OKB. Në vendimin e qeverisë është parashikuar që gjendjet civile të lëshojnë certifikata që shërbejnë për jashtë vendit të cilat shënohen në gjuhën e shkruar ndërkombëtare të regjistruar në OKB. Kjo i hap rrugë pajisjes së shtetasve shqiptar që kanë lindur jashtë vendit me pasaporta të reja. Krahas kësaj atyre i lind e drejta për tu pajisur me leje qëndrimi në shtetet ku jetojnë pasi vendlindjen e tyre e kanë në bazë të gjuhës të regjistruar në OKB. 

Ja ndryshimet që pësojnë Kartat e Identitetit, Pasaportat dhe certifikatat 

ndryshime toponimet
ndryshime toponimet
topnimet ndryshimet

toponimet ndryshimet

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)