GJIROKASTËR – Çështja e toponimeve për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, që jetojnë në Greqi, duket se ka gjetur një zgjidhje për pak javë. Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, zyrtarisht ka njoftuar Ministrinë e Jashtme shqiptare, nëpërmjet ambasadës tonë në Athinë, se do të lejohet kalimi në kufi i fëmijëve të emigranteve shqiptarë, që kanë lindur në Greqi.
Ky kalim është i vlefshëm deri në datën 05 shtator 2013, periudhë që përkon edhe me përfundimin e sezonit turistik. Kështu, të gjitha ata emigrantë që jetojnë në Greqi, të cilët duan të vijnë këto ditë të gushtit për pushime në Shqipëri, mund t'i marrin me vete edhe fëmijët. Gjithashtu, edhe ata që gjenden në vendin tonë, mund të heqin frikën snuk do t'ju lejohet kalimi në pikat kufitare.
Çështja e toponimeve ka shkaktuar mjaft probleme për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Shumica e tyre nuk kanë mundur të vijnë për pushime në Shqipëri, ose ata që kanë ardhur, kanë lënë fëmijët në Greqi.
Redaksia online
(v.gj/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com