Toponimet, ndryshon ligji
mbi vendlindjen në pasaporta

Toponimet, ndryshon ligji<br />mbi vendlindjen në pasaporta
TIRANE- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar dje se do të bëhen ndryshime ligjore për t’i dhënë zgjidhje çështjes së toponimeve. Gjatë raportimit në Komisionin e Politikës së Jashtme, Bushati nënvizoi se gjithçka do të realizohet në bazë të parimeve ndërkombëtare. Nga ana tjetër Bushati ka deklaruar se diplomatët shqiptarë janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Toponimet
Shqipëria do të pranojë të ndryshojë emërtesat e vendlindjes në dokumentet e identitetit. Konflikti i lindur  prej tri vitesh me Greqinë mbi këtë pikë, e cila ka penalizuar fëmijët e emigrantëve të lindur në shtetin fqinj, do të sheshohet duke respektuar formën gjuhësore të përdorur në OKB ose dhe atë të komunikimit në aviacionin civil. Kjo pasi janë mënyra të të shprehurit në rang ndërkombëtar. Mbi këto baza do të realizohet dhe ndryshimi në ligj. Ministri Bushati është shprehur se ky problem nuk është vetëm me Greqinë, por se është hasur dhe në një sërë shtetesh të tjera ku ka shqiptarë.

“Të njëjtat probleme janë shfaqur edhe në shkrimin e vendlindjes së shqiptarëve në shtete të tjera si New York, Gjermani, Itali etj”, është shprehur Bushati. Por një veprim i tillë do të sjellë dhe rishikimin e marrëveshjes me kompaninë ALEAT e cila prodhon dokumentet e identifikimit në vendin tonë. Ajo çfarë ka mbetur e pasqaruar, në shpjegimin që ministri dha në komision, ishte fakti se cili do të paguajë koston nga prodhimi për të dytën herë të këtyre dokumenteve. Megjithatë duket se në kartat e reja nuk do të përdoret emërtimi sipas shtetit grek, si dhe do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Pavarësisht se emigrantët nuk do të kenë penalizime për këtë çështje në momentin që do të kalojnë kufirin mes të dy vendeve.

Diplomatët
Emërimi i diplomatëve prej mazhorancës së shkuar ka qenë një tjetër pikë delikate për ministrin. Sipas tij, në pjesën më të madhe të rasteve është respektuar vetëm një kriter, ai i të pasurit mik një funksionar të lartë në qeverinëe e drejtuar nfga Sali Berisha.

“Sot kemi 182 diplomatë dhe mbi 60% e tyre janë graduar me nivele më të larta se posti që mbartinin, për të vetmen arsye se janë bashkëshort, apo farefisnor të partisë që ishte para 9-të muajsh në pushtet. Ka ambasadorë që i shkruajnë kryeministrit Rama:- Çdo që merresh me Gramoz Ruçin se ai ka qenë komunist dhe të tjerë që i thonë Berishës, marrsh nga ditët tona o Sali ç’pate që ike”, deklaroi Bushati. Qeveria po përgatit një projektligj për shërbimin e jashtëm, ku zgjedhjet do bëhen me konkurs.

Parlamenti Evropian:“Euroskeptikët nuk do të ndikojnë negativisht”

Ministri i  Jashtëm, Ditmir Bushati, është shprehur dyshues sa i përket ndikimit që euroskeptikët do të kenë në vendimin për dhënien e statusit për Shqipërinë në muajin qershor. Duke bërë një analizë për ndikimin që secila prej këtyre forcave ekstremiste do të kenë në vendet e tyre, Bushati ka sqaruar se Franca mbetet shqetësimi më i madh dhe përcaktues për statusin në qershor.

“Ka mendime të ndryshme për ndikimin që do kenë euroskeptikët në çështjen e statusit për Shqipërinë. Në Angli forcat ekstremiste që kanë fituar në Parlamentin Europian nuk kanë ndikikm në vendin e tyre për shkak të sistemit mazhoritar që ka Anglia. E njëjta situate ndodh edhe në Danimarkë.

Franca mbetet një vend që ende shihet por që gjithashtu është shteti i pare prej të cilit do të marrim sinjalet e para të qarta lidhur me marrjen e statusit në qershor”, tha Bushati. Ministri i Jashtëm dhe kryeministri do të marrim një sërë takimesh në muajin qershor, për të bindur vendet europiane që të japin dritën jeshile për Shqipërinë në muajin qershor.
 

 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Qeveria e Kosovës po përgatit një draftstatut për Asociacionin, letër Këshillit të Europës

Qeveria e Kosovës po përgatit një draftstatut për Asociacionin, letër Këshillit të Europës