Korçë – Policia greke ka marrë një vendim përsa i përket çështjes së toponimeve për fëmijët që kanë lindur në Greqi.

Pala greke do të lejojë kalimin drejt Shqipërisë të fëmijëve që kanë probleme me toponimet, por vetëm të atyre që kanë lindur në Athinë.

Lajmi për kalimin e fëmijëve konfirmohet nga Drejtori i Kufirit të Kapshticës, Ylber Zyberi. Nuk dihet ende pse policia greke ka marrë këtë vendim për të lejuar kalimin e fëmijëve që kanë lindur në Athinë.

Çështja e toponimeve prej kohësh po torturon emigrantët shqiptarë,të cilët nuk kanë mundësi të kalojnë drejt kufirit shqiptar për shkak të këtyre problemeve.

Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)