Toponimet/ Sejko: Të lindurve Çamëri t'u kthehet çdo e drejtë, shteti të marrë masa

Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Dritan Sejko, ka reaguar mbi marrëveshjen e toponimeve të nënshkruar nga Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Në deklaratën e tij, Sejko ka sjellë rastin e një zonje nga Vlora e cila nuk pajisej dot me pasaportë për shkak sepse e kishte vendlindjen në Çamëri.

Ne shqiptarët e Çamërisë i bëjmë thirrje ministrit të jashtëm Ditmir Bushati të reagojë. Ne kërkojmë më ngulm që mijra shqiptarë që kanë lindur në Çamëri, tu kthehet çdo e drejtë në bazë të konventave ndërkombëtare. Nëse shteti shqiptar nuk merr masa që të pajisw sa më shpejt me pasaportë, të moshuarit që kanë lindur në Çamëri, ne nuk mund të presim pafund. Arrogancës dhe indiferencës do ti përgjigjemi me forcë dhe vendosmëri.

Dritan Sejko, kryetar i shoqatës Çamëria

Deklarata e plotë:

Marrëveshja e papërgjeshme e toponimeve, e denoncuar ashpër prej vitesh nga Shoqata Çamëria dhe PDIU, lidhur midis Shqipërisë dhe Greqisë, e nënshkruar nga Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, sot po del në dritë për shqiptarët. Jo më larg se dje, një nënë nga Vlora, denoncoi faktin se nuk pajisej dot me pasaportë biometrike, sepse vendlindja e saj është Arpicë, Çamëri.

Shoqata Çamëria dhe PDIU kanë treguar fakte të njëpasnjëshme, për marrëveshjen e papërgjegjshme të toponimeve, e cila çdo ditë po vërteton genocidin e ushtruar nga greqia tek shqiptarët e çamërisë, genocid ky që mesa duket, po ushtrohet edhe tek marrëveshjet e fshehta që nënshkruhen në dëm të të gjithë shqiptarëve. Pasi heshtën për çështjen çame, pasi nuk guxojnë më të përmendin Çamërinë, tani duan të mohojnë edhe vendlindjen e pleqve shqiptarë që e kanë në atë trevë krenare të shqiptarisë.

Ky akt i shëmtuar nuk vjen më nga pala greke, por nga qeveria shqiptare. Një akt i paprecedentë i humbjes së identitetit nga drejtuesit shtetërorë që janë zgjedhur me vota shqiptarësh dhe jo grekësh. Ne shqiptarët e çamërisë i bëjmë thirrje ministrit të jashtëm Ditmir Bushati të reagojë, jo vetëm lidhur me rastin e toponimeve dhe mospajisjen me pasaporta të shqiptarëve, që kanë vendlindjen në çamëri, por edhe për pyetjet të cilat shoqata Çamëria dhe PDIU i kanë drejtuar prej disa ditësh. Ne kërkojmë më ngulm që mijra shqiptarë që kanë lindur në Çamëri, tu kthehet çdo e drejtë në bazë të konventave ndërkombëtare. Nëse shteti shqiptar nuk merr masa që të pajis sa më shpejt me pasaportë, të moshuarit që kanë lindur në Çamëri, ne nuk mund të presim pafund. Arrogancës dhe indiferencës do ti përgjigjemi me forcë dhe vendosmëri.

Çamëria do të ekizistojë sa të ekzistoj qoftë edhe një shqiptar i vetëm i Çamërisë. Kush ka frikë nga të moshuar që kanë lindur në atë trevë, ka frikë nga vetvetja. Nuk ka politikan shqiptar a grekë që të mund të mohojnë të vërtetën e as të mund të ligjërojnë genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Shoqata Çamëria dhe PDIU i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të mos ketë frikë nga të moshuarit prej Çamërie, por të ketë frikë nga aktet e saj zhburrëruese, që do të mbeten në histori. Gjithashtu i kërkojmë Ministrit të Jashtëm të zbardhë për shqiptarët marrëveshjen me greqinë pasi çdo ditë e më tepër po vërtëtohet fakti i ndryshimit të kufijve, si një tradhëti e dytë për ne.

Ligji për minoritetet, marrëveshja e pritshme për detin dhe kufijtë, si dhe ajo e varrezave greke, janë gjithashtu një skandal, ku Shqipëria nuk përfiton asgjë, përkundrazi vetëm humbet. Duket qartë, që grupi negociator që përfaqeson Shqiperinë, ka punuar dhe punon me komplekse të theksuara inferioriteti, ku i sheh shqiptarët dhe Shqipërinë si qytetarë dhe shtet të dorës së dytë.

Shoqata Çameria dhe PDIU urojnë që ky vit të jetë viti i Skenderbeut dhe jo i Hamzait e Esad Pashes se radhës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT