TOPTANI i bashkohet vetëdijësimit mbi diabetin përmes matjes së glicemisë

“Dita Botërore kundër diabetit” ka qënë këtë vit jo vetëm një nismë e oraganizatave vendase dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së shëndetit por gjithashtu dhe një nismë e qendres tregtare “Toptani Shopping Center”.

“Qëllimi jonë është jo vetëm të zhvillojmë një biznes të suksesshëm dhe ti ofrojmë konsumatorëve produktet dhe shërbimet më të mira por dhe të ndikojmë më sa mundemi në rritjen e cilësise së jetës së komunitetit, të mbështesim komunitet në nevoje dhe të japim mbështetjen tonë në ndikimin pozitiv në brezin e ri dhe jo vetëm, në rritjen e përgjegjësisë kundrejt shëndetit, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe theksimin e  vlerave të shoqërisë.

Për këtë arsye nuk mund të qëndrojmë të pandjeshëm kundrejt një nisme të tillë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në një nga sëmundjet më rritje të lartë në Shqipëri sic është diabeti, sidomos ai i moshave të reja”  

Ka qënë kjo përgjigjia që manaxhimi i Toptani Shopping Center i dha pyetjes sonë se cila ishte arsyeja që një kompani që operon në fushën shitjes merr nisma te tilla.

Për këtë arsye nëpërmjet mbështetjes së “Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet (SHFRD)” dhe punës së palodhshme të  Z. Asim Toro (Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet” ) u ofrua depistimi falas i të gjithë vizitorëve të Toptani shopping Center.

Por ofrimi i kryerjes së matjes së glicemise falas gjatë një dite nuk ishte kauza e vetme e këtij eventi.

“Kjo ditë nuk është vetëm ditë ndërgjegjësimi institucionale, nuk është ditë për përkrahje të kauzës tonë, por dhe ditë ndërgjegjësimi në parandalim, për një jetesë dhe ushqyerje të shëndetshme, larg jetës sedentare dhe mungesës së aktivitetit fizik”, tha Asim Toro, Drejtor Ekzekutiv i SHFRD.

Z.Asim Toro u bëri thirrje qytetarëve që mos ta neglizhojë kurrë kujdesin për shëndetin, duke shpjeguar se është shumë e lehtë ta parandalosh se sa ta kurosh dhe të jetosh me diabet.  

Diabeti Tip 2 është një nga sëmundjet në rritje në Shqipëri me shkaktarë kryesorë mosushqyerjen e duhur dhe aktivitetin e ulët fizik.

Udhëhequr nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF), Dita Botërore Kundër Diabetit fokusohet çdo vit në një temë të posaçme. Këtë vit, fushata është përqendruar te familja dhe shenjat dalluese të sëmundjes në funksion të parandalimit dhe kurimit të saj.

Kjo ditë u zyrtarizua në vitin 1991 nga IDF dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si reagim ndaj rritjes së shpejtë të diabetit nëpër botë dhe shresojme te kthehet në një tradite dhe në Shqipëri për sensibilizimin kundrëjt saj – theksuan Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet dhe Toptani Shopping Center.

Ora 19:26
TOPTANI i bashkohet vetëdijësimit mbi diabetin përmes matjes së glicemisë
  • /r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Mesuesi: 15/11/2018 10:29

      Jo vetedijesimit...po vete ndergjegjesimit! E keni bere shqipen copash...e kjo po shkaterron themelin e nje kombi!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

    Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni