VLORE- Jetnor Toro ka qenë prej ditësh në shënjestër të vrasësve që i morën jetën mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ndërsa ekzekutimi i tij dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë.
Ai ndërronte makinat dhe emrat herë pas here për të mos rënë në sy, dhe madje dhe automjetin me të cilin udhëtonte mbrëmjen e vrasjes nuk kishte 10 ditë që e kishte siguruar të ri. Zbulohet se krimi ka një dëshmitar kyç, por policia tregohet e rezervuar për këtë, pasi kërkojnë që të mos zbulojnë më shumë pasi mund t’i rrezikohet jeta.
Dyshohet se autori i krimit është një vrasës me pagesë. Ai ka qëlluar në drejtim të viktimës me anë të një pistolete me mulli, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Burime për Shqiptarja.com ndërtojnë dinamikën e vrasjes së Jetnor Toro, ose i njohur ndryshe me emrat, Refit, Alfred.
Ka qenë ora 17:30 kur Jetnor Toro bashkë me një mikun e tij si pasagjer ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij 'Mitsubishi' me targë AA 606 LD nga aksi Vlorë-Skelë. Aty ka bërë rreth-rrotullimin duke ecur përballë Universitetit ku është kthyer tek një karburant, në fund të rrugës Transballkanike.
Toro ka qenë duke biseduar me dikë në telefon, dhe kohëqëndrimi në karburant ka zgjatur rreth 30 minuta. Ora 18:00, ka qenë ky momenti kur pranë makinës është afruar një automjet Land Rover nga ku ka zbritur një person me kapele që ka hapur derën e pasagjerit të Mitsubishit dhe ka nxjerrë mikun e Toron duke e hedhur në tokë. Më pas ka drejtuar pistoletën dhe ka qëlluar Toron me dy plumba, njëherë në bark dhe një në qafë.
Më pas ai është larguar drejt pallateve që ndodheshin anash rrugës dhe besohet se persona të dytë e kanë ndihmuar në arrati.
Pritet që pasagjeri dhe personi që ka qenë në telefon me Toron të jenë pikat nga ku do të zbardhen shumë të vërteta rreth vrasjes së 32-vjecarit, që shënoi dhe vrasjen e parë për vitin 2017 në Vlorë.
[gallery]20591[/gallery]
Dëshmitë e kalimtarëve
Banorë dhe kalimtarë të rastësishëm kanë njoftuar policinë pasi një automjet tip fuoristradë ka qënë ndaluar anash rrugës dhe një person brenda saj ishte mbështetur anash në krahun e djathtë të tij.
Sipas dëshmitarëve, kalimtarë shprehen se makina kishte rreth 30 minuta e cila ishte parkuar dysh në anë të rrugës.
“Dëgjuam të shtëna dhe u ulëm në tokë nga frika mos na kapte ndonjë plumb u ulëm në shesh”, thanë dëshmitarët.
"Vrasës me pagesë"
Pista kryesore ku po heton Policia e Vlorës është ajo e hakmarrjes për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Burime pranë policisë thanë se dyshohet që vrasësi i 32-vjeçarit mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Ai e ka ndjekur për disa ditë viktimën, duke mësuar lëvizjet e tij, deri në momentin e ekzekutimit mbrëmjen e djeshme. 32-vjeçari Jetnor Toro u qëllua me dy plumba, të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
I afërmi
32-vjeçari ishte baba i dy fëmijeve dhe kohët e fundit jetonte në Tiranë. Një i afërm i tij me inicialet, A, T, tha për Shqiptarja.com me telefon shprehet se Jetnori, ose Nori shkurt nuk ka pasur asnjë hasmëri ose konflikt,dhe kohët e fundit ka qënë shumë i qetë.
“Sapo e morëm vesh u tronditëm nuk e dimë nga se i ka ardhur. Ai as biznese nuk ka pasur dhe nuk dimë as që ka pasur konflikte. Ne e njohim si baba të dy fëmijëve dhe një prind shembullor", tregon i afërmi.
Refit Toro i dënuar në Itali
Policia e Vlorës bën me dije se 32 -vjeçari Refit Toro ka qënë person me precedent kriminal dhe me rekorde të theksuara kriminale. Ai rezulton i denuar per vjedhje ne vitin 2004 ne Itali. Por policia thotë se ka dyshime se Toro e ka vijuar aktivitetin e tij kriminal edhe pasi ka kryer denimin në Itali, dhe dyshohet që shkak i ngjarjes mund te jetë prishja e pazareve në trafikun e narkotikëve. Kjo është vetëm një nga pistat qe po hetojnë ekspertët në një kohë që autorët nuk jane kapur ende.
Sipas po të njëjtit burim personi në fjalë është mbajtur ne vëzhgim disa kohë më parë pasi dyshohej se ishte përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike por nuk ka pasur fakte konkrete pasi shpesh here edhe ndryshonte makinat me të cilat levizte kjo ndoshta për t’i humbur edhe gjurmëve.
/Shqiptarja.com

VIDEO