Pas një odiseje të gjatë gjyqesh me drejtësinë shqiptare, balerina e mirënjohur shqiptare, Anbeta Toromani, e cila prej 10 vjetësh jeton në Itali, shprehet se ndihet e zhgënjyer nga Drejjësia shqiptare.
Në një konferencë për shtyp, pas lënies në fuqi të vendimit të Gjykatës së Faktit, në seancën e ditës së enjte pranë Gjykatës së Apelit, Toromani shprehet se Ish i dashuri i saj, Fatjon Pustina, i ka marr nëpërmjet një prokure të rreme 187 milion lekë të vjetra.
Balerina e spektaklit të njohur Italian “Amici”, shprehet se ka sjell me vete të gjitha faktet e mundshme për të vërtetuar se ajo nuk ka qenë në Shqipëri, gjatë përpilimit të kësaj proçure.Gjithashtu ajo i ka bërë thirrje kryeministrit, Presidentit dhe gjithë organeve të Drejtësisë ta ndihmojnë në këtë çështje, duke pohuar gjithashtu se do ta çoj këtë vendim në Gjykatën e Lartë dhe më tej.
Su/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com