Një 40 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Bolzano të Italisë pasi keqtrajtonte bashkëjetuesen e tij.
Pasi e ka dhunuar gruan duke e lidhur pas karriges për 2 orë, më pas e ka çuar në spital. Fillimisht ajo u tha mjekëve se është rrëzuar nga biçikleta.
Pasi filluan hetimet për rastin e saj, gruaja tregoi gjithçka, duke thënë se ishte keqtrajtuar nga partneri i saj.
Ky i fundit akuzohet për rrëmbim, torturë e keqtrajtim në familje. Kjo situatë vazhdonte prej muajsh për shkak të xhelozisë së shqiptarit.
Në seancën gjyqësore shqiptari u justifikua se nuk e ka torturuar kurrë partneren, por kjo e fundit shpif pasi drogohet.