DURRES - "Arrest me burg" ka vendosur gjykata e Durrësit për dy autorët e vrasjes së dy kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vavës si dhe për nipin e njerës prej viktimave Artur Kacanollin.

Në seanca të veçuara nga njëra-tjetra, gjykata fillimisht ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Velson Elmazin, 28 vjeç nga Elbasani, ndërsa i njëjti vendim në mungesë u dha edhe për bashkëpunëtorin e tij në krim Indrit Shaqjan, 40 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë trupi gjykues la në burg nipin e njerës prej viktimave, mbi të cilin rëndon akuza e armëmbajtje pa leje dhe si të dyshuar për veprën penale vjedhje me pasojë vdekje.

Nëpërmjet avokatit, Artur Kacanolli nuk ka pranuar të jetë i implikuar në krimin e rëndë. Krimi sipas organit të akuzës është ekzekutuar nga Shaqo dhe Elmazi, të cilët me 2 shtator hynë në banesë të armatosur, pasi thyen dritaren e katit të parë, të ndihmuar edhe nga Kacanolli.
 
Në fillim i lidhen këmbët dhe duart dhe më pas u bllokuan gojën dy të moshuarave, duke iu shkaktuar asfiksinë. Por gjithçka gjetën në shtëpinë e tyre ishin vetëm 2 milionë lekë. 

Seancat u zhvilluan pa praninë e medias, pas kërkesës së organit të akuzës, për shkak se në seancë do të ishin të pranishëm dëshmitarë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)