GREQI – Ndërsa Ilia Kareli prehet në qytetin e tij të lindjes Fier, në Greqi pritet të nisë gjykimi për 13 gardianë dhe ish-drejtorin e burgut, të cilët akuzohen se torturuan për vdekje të burgosurin shqiptar që vuante dënimin në qelitë e burgut të Malandrinos.
Këtë të mërkurë Prokuroria e shtetit fqinj dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të 13 gardianëve dhe ish-drejtorit të burgut Nigritas në Serres, nën akuzën: “Tortura me pasojë vdekjen”.
Hetimi është pushuar vetëm për dy gardianë, për të cilët mungonin provat se ishin përfshirë në dhunimin deri në vdekje të shqiptarit Ilia Kareli (me emrin e vërtetë Kudret Kume). Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor i Serrës ka rrëzuar kërkesën për lirim të 6 oficerëve të tjerë të akuzuar për vrasjen e Ilia Karelit. Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e tyre me argumentimin se, “nëse i’u jepet liria 6 të akuzuarve, atëherë përbëjnë rrezik për përsëritje të krimit”.
Ilia Kareli gjeti vdekjen më 27 Mars të 2014-ës pasi u torturua në mënyrë makabre në burgun e Nigritas të Serrës. Shqiptari vuante dënimin në burgun grek të Malandrinos, por u transferua pasi vrau rojen e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit. Më 25 mars Ilia Kareli sulmoi nga prapa dhe vrau me thikë gardianin 46 vjeçar, Jorgos Cironis, me pretendimin se i ishte mohuar leja për të takuar nënën.

Pikërisht në burgun Nigritas, ku Kareli u zhvendos më tej, gjeti vdekjen pasi u torturua në mënyrë makabre nga rojet e burgut. Ish-drejtori i burgut Nigritas është pjesë e gjykimit, pasi sipas pamjeve nga kamerat e burgu ai nuk ndali asnjë nga gardianët teksa hynin në dhomën e izolimit ku mbahej Kareli dhe e dhunonin atë njëri pas tjetrit.
Sipas shkresave zyrtare të bëra publike, Ilia Kareli, nga momenti që ka mbërritur në burgun e Nigritas rreth orës 15:55 deri në 18:32 është torturuar në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme nga oficerët e paraburgimit, si ndëshkim për vdekjen e kolegut të tyre.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO