Toska e Haxhinasto në Shalës të
Cërrikut:Subvencionojmë prodhuesit

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, i shoqëruar edhe nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e komunës Shalës. Thelbi i diskutimit të tyre ka qenë krijimi i më shumë mundësive për zhvillimin e buqësisë në këtë zonë si një sektor i cili sjell mjaft fitime për banorët.

Gjatë fjalës së tij, kandidati për Bashkinë e Cërrikut, premtoi para banorëve se do të ofrojë më shumë mundësi punësimi duke zhvilluar potencialet e kësaj zone siç janë turizmi dhe bujqësinë. Toska u shpreh se Komuna e Shalësit do të marrë vëmendjen që i takon për më shumë punësim duke subvencionuar prodhuesit dhe jo tregtarët, pasi do të sigurohet që çdo gjë të eci në rrugën e duhur nga rritja e prodhimit, deri tek shitja me çmim më të mirë.

“Kjo është zonë e begatë bujqësore dhe si zonë e begatë, unë ju siguroj një gjë; se puna juaj do të vlerësohet më mirë. Ju siguroj vlerësimin e produktit bujqësor të zonës. Do t’ju siguroj lidhjen e produktit me Shalësin. Do t’ju sigurojmë që subvencioni të shkojë tek prodhuesi, dhe jo tek tregtari. Do bëj çdo gjë që t’ia vlejë të merresh me bujqësi”, - tha Toska.

Ndërsa, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, kërkoi mbështetjen e të gjithë banorëve për të përkrahur kandidaturën e duhur në këto zgjedhje.

“Nuk do e merrja kurrë guximin, po e them sinqerisht këtu, që të përkrah një kandidaturë të gabuar, por unë mendoj se duke krahasuar dy kandidaturat që kemi përballë, mendoj që të ardhmen tonë, të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tanë duhet ta shohim me fitoren e bashkisë nga Altini, sepse me Altinin nuk fiton ai, por fitojmë të gjithë ne”, - tha Haxhinasto.
toska
Gjithashtu, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” u shpreh se do marrë zgjidhje edhe problemi i ujit të pijshëm dhe problemet që ekzistojnë me ujësjellësin, kanalet kulluese dhe ato të vaditjes, si dhe infrastruktura rrugore. Shumë shpejt, falë edhe mbështetjes së Qeverisë, do të marrin jetë projektet e rrugëve Elbasan-Banjë, Gostimë-Mollas dhe Cërrik-Papërr, të cilat do të lehtësojnë dhe përmirësojnë qarkullimin, si dhe shkurtojnë distancat.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj