Totalisht i ftohtë, si reagoi Erdgys Arrazi kur mori vesh lajmin se gruaja e fëmijët janë hedhur në lumë! Mohon të ketë ushtruar dhunë

Totalisht i ftohtë, si reagoi Erdgys Arrazi kur mori vesh lajmin se gruaja e fëmijët janë hedhur në lumë! Mohon të ketë ushtruar dhunë

1714904252_erdgysarrazi.jpg

Erdgys Arrazi, i arrestuar

Erdgys Arrazi ka refuzuar të japë detaje para uniformave blu lidhur me marrëdhënien dhe akuzat e ngritura ndaj tij për shkaktim të vetëvrasjes. Ai është treguar i ftohtë dhe fjalëpak gjatë marrjes në pyetje. 31-vjeçari ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas.  Por nga ana tjetër ai ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshorten por duke mos dhënë shumë detaje.

Ai nuk ka shfaqur asnjë ndjesi kur policia i ka dhënë lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumin Bunë. Pas denoncimit për zhdukjen e tyre ka qenë motra e gruas e cila i tha policisë për dhunën që ushtronte 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve dhe ka shërbyer si indicie për të kryer hetime, informon gazetari Sokol Dema.

Janë polumbaret e RENEA nga Tirana, shërbimet e Policisë së Shkodrës, asaj kufitare dhe vullnetare, banorë apo peshkatarë. Kërkimet janë nga shtrirë nga ura e vjetër e lumit Buna deri në Velipojë, në grykëderdhjen fundore.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Shkodër/ Burri e dhunonte e tradhtonte, nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Gjendet trupi i 9-vjeçares, vijojnë kërkimet edhe natën! Pranga babait


SI.E./B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë