Totozani: I pavlefshëm vendimi i
KQZ për kasetat nga partitë politike

TIRANE- Institucioni i Avokatit të Popullit e quan të pavlefshëm vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve për transmetimin në media të aktiviteteve elektorale me kasetat e montuara nga partitë politike, duke kërkuar kështu anulimin e tij.

Sipas një rekomandimi drejtuar organit të administrimit të zgjedhjeve, Igli Totozani thekson faktin se “sipas nenit 24 pika b, të Ligjit “Për Avokatin e Popullit” mosshqyrtimi i propozimit brenda 30 ditëve, sjell si pasojë pezullimin e fuqisë së akteve nënligjore që shkaktojnë shkelje të të drejtave dhe lirive, çka do të thotë se nëse këto rekomandime nuk merren parasysh, vendimi i këtij komisioni cënon të drejtat e njeriut”.

Qëndrimi i Avokatit të Popullit vjen si përgjigje ndaj kërkesës së Unionit të Gazetarëve, ku disa ditë më parë shprehën shqetësimin për vendimin e KQZ-së, duke i kërkuar Totozanit të ndërhyjë për anulimin e këtij vendimi, me pretendimin se cënon lirinë dhe të drejtën e raportimit nga terreni.

Përgjatë gjithë javës që lamë pas, ky union ka theksuar se kasetat nga partitë politike dëmtojnë transparencën që duhet të kenë mediat në pasqyrimin e fushatës elektorale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës