FIER - Interesat e komunitetit rom në Shqipëri deri më tani janë anashkaluar nga qeveria. Kështu është shprehur Avokati i Popullit Igli Totozani gjatë një takimi që zhvilloi me pjesëtarë të këtij komuniteti në Komunën e Levanit në Fier.
Duke ju drejtuar këtyre të fundit, Totozani tha se interesat social-ekonomike të romëve kanë qenë prioritet i Avokatit të Popullit në drejtim të qeverisë, e cila sipas tij duhet ti japë një zgjidhje problemeve më emergjente që has kjo kategori shoqërore.
“Romët konsiderohen si një kategori prioritare që duhet të përfitojnë nga ndihma ekonomike. Ata nuk mund të futen në garë të barabartë më të tjerët, qoftë për çështjet e strehimit, e ndihmës ekonomike apo regjistrimit në njësitë vendore ku ata banojnë. Prandaj duhen marrë masa që kjo çështjë të zgjidhet sepse sot është dita,”- u shpreh ai.
Në bashkëbisedimi me romët e Levanit Totozani premtoi angazhim maksimal për të zgjidhur problemet e strehimit, ndihmës ekonomike si dhe regjistrimit të kësaj pakice kombëtare.
(Gre.M/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com