TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani, kërkoi që të hidhet dritë mbi vdekjen e 7-vjeçares Arsela Vladi e cila vdiq në duart e mjekëve pasi ishte trajtuar me glukozë ndërsa vuante nga diabeti. "Asnjëri nuk mund të humbë jetën në këtë mënyrë pa u zbuluar e vërteta", tha Totozani gjatë një intervistë në A1 Report, ndërsa njoftoi se institucioni i drejtuar prej tij do të nisë hetimet.
"Akuzat ndaj mjekëve janë ngritur nga vetë Ministria e Shëndetësisë. Drejtësia duhet të vihet në vend. Asnjë njeri nuk mund të humbë jetën në këtë mënyrë pa dalë e vërteta në pah, pa u zbuluar e vërteta. Raste të tilla janë të rëndësishme në mënëyrë që të nxisim Ministrinë e Shëndetësisë që të rrisë profesionalizmin, që qytetarët të ndjehen të sigurtë", tha Avokati i Popullit. Ai gjithsesi vlerësoi disponibilitetin e ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo, duke shtuar se "ne i nxisim qëndrime të tilla". Totozani njoftoi se sapo të marrë pëlqimin e familjarëve, siç e kërkon ligji, Avokati i Popullit do të nisë edhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
NDERGJEGJESIMI PER TE DREJTAT
Duke bërë një bilanc të punës së tij 1-vjeçare, Totozani u shpreh me tone pozitive pasi sipas tij është rritur edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj të drejtave të njeriut, gjë që ka rritur edhe presionin ndaj autoriteteve. "Jemi një vend që sapo kemi dalë nga diktatura, 20 vjet nuk janë shumë, pra po mësohemi me të drejtat e njeriut. Po mësojmë ne, administrata, qytetarët. Ka një ndërgjegjësim më të madh nga ana e qytetarëve për të drejtat e njeriut. Shikoni kronikat tuaja, ju si TV keni luajtur një rol të madh. Sot nuk është e matshme, por ka më shumë sensibilitet. Ndërgjegjësimi sjell rritje të presionit pozitiv ndaj qeverisë".
ROMEVE PO U HAPEN SYTE
E rëndësishme për Avokatin e Popullit është fakti se "njerëzve po u hapen sytë, në rradhë të parë qytetarëve rom po u hapen sytë. Ndryshimi i jetës së tyre nuk ka qenë ai që pritet. Ata kanë 3 probleme kryesore: regjistrimin kur transferohen nga një qytet në tjetrin, strehimin, dhe ndihmën ekonomike. Sistemi social shqiptar është një kështjellë me dyer të mbyllura për romët. Ata nuk mund të regjistrohen, dhe kjo i bën që të ngelin njerëz gri sepse nuk përfitojnë as ndihma apo akses në programet e punësimit".
Në këtë drejtim, Totozani kritikoi ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili "na ka thënë se mungojnë mekanizmat që të identifikohen ashtu siç duhet romët. Kjo për ne është e papranueshme pasi ekzistojnë shoqatat dhe mekanizat për ta bërë. Nuk jam i kënaqur dhe pres që viti i ri të jetë ndryshe. Ne nuk tërhiqemi dhe deri sa të zgjidhim këto 3 çeshtje dhe do vazhdojmë të këmbëngulim fort".
ME TE VUAJTURIT
Gjatë intervistës me gazetarin Edvin Parruca, në TV A1Report, Igli Totozani nuk nguroi të quante personat me aftësi të kufizuara si kategorinë më në vështirësi në Shqipëri. "Nëse ka njerëz që vuajnë, janë ata", tha avokati. Avokati kritikoi ashpër reduktimin e subvencioneve në drejtim të kësaj shtrese. "Janë reduktuar ose zeruar ndihmat për energjinë dhe transportin", gjë që "ka qenë një goditje shumë e fortë për këtë kategori. Ka një situatë për ne është e papranueshme pasi disa persona kanë hasur vështirësi për të marrë edhe ndihmën ekonomike. Do vazhdojmë të bëjmë presion ndaj Ministrisë së Financave që të bëhen pagesat e plota të aftësisë së kufizuar, dhe të bëhet transparencë e plotë pse rreth 140 persona nuk marrin më atë që u takon, ku ka çaluar puna".
LGBT, TE DREJTA SI TE GJITHE
Nuk ka mohuar vështirësitë e komunitetit LGBT, Totozani, por ka theksuar se "paradoksalisht, ka arritje përsa i përket trajtimit nga institucionet". Në këtë drejtim, ai citoi projektin e ri të Kodit të Punës ku është pranuar rekomandimi i Avokatit të Popullit për të renditur mes diskriminimeve edhe atë për shkak të orientimit seksual. "Nga pikëpamja institucione bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë dhe ka pasur arritje. Debati ka qenë i nevojshëm dhe deri diku në kufijtë e një vendi të lirë dhe demokratik. Ka një ecuri pozitive edhe nga pikëpamja e mentalitetit. Ne nuk mund të presim një revolucion, por tabutë janë çarë. Njerëzit po flasin, edhe kur nuk janë dakort, por po flasin. Duhet të kuptojmë atë që ka thënë zonja Klinton: të drejtat që kërkon komuniteti LGBT janë të drejtat e njeriut, pra të drejta që gëzon çdo qytetar tjetër".
Totozani dënoi gjithashtu incidentin e ndodhur disa ditë më parë në Prishtinë, gjatë një aktiviteti ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të komunitetit LGBT. "Ajo që ndodhi në Kosovë është e dënueshme dhe e dënoj publikisht. Nuk mund të jap receta për Avokatin e Popullit në Kosovë, por mendoj se ka qenë në lartësinë e duhur. Ai ndoshta e ka më të vështirë se unë punën për arsye të ndryshme. Por edhe atje nuk kërkohen më shumë të drejta, kërkohen të drejtat e njeriut".
2013, ZERI I KUJT NUK KA ZE
I pyetur çfarë pret gjatë vitit të ardhshëm, Igli Totozani citoi ambasadorin amerikan Arvizu kur ka thënë se "Avokati i Popullit është zëri i qytetarëve që nuk kanë zë". "Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i këtyre qytetarëve, i grupeve në nevojë. Ne do të vazhdojmë të jemi një makinë gjithmonë në lëvizje që do të vazhdojë të kritikojë kë nuk punon e të lavdërojë kë punon. Do vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me administratën. Do të vazhdojmë të jemi një institucion politik i pavarur jashtë lojrave politike, me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë".
Në përfundim të intervistës, avokati uroi qytetarët për Vitin e Ri si dhe falënderoi stafin e TV A1Report dhe Shqiptarja.com "sepse keni qenë media më pranë institucionit të Avokatit të Popullit".
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com