Totozani propozon: Institucionet që
s’bashkëpunojnë me AP, të gjobiten

Totozani propozon: Institucionet që<br />s’bashkëpunojnë me AP, të gjobiten
TIRANE- Institucionet që nuk bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit duhet te gjobiten. Këtë e ka propozuar kreu i këtij institucioni Igli Totozani gjatë prezantimit të ndryshimeve në ligjin e Avokatit të Popullit në komisionin për Çështjet Ligjore. Po ashtu sipas Totozanit, komisionerët duhet ta kenë mandatin aq sa e ka Avokati i Popullit.
 
“Rrisni fuqinë e rekomandimeve. Të shihet mundësia e sanksioneve (gjobe ) që nuk i përgjigjen Avokatit të Popullit pra nuk bashkëpunojnë”, tha Avokati Totozani.

Në këtë seancë janë rikthyer në Kuvend pas bojkotit 10 ditor nga të gjitha veprimtaritë parlamentare deputetet demokrat. Këta të fundit janë shkrehur se po kërkohet që Avokatit të Popullit t’i hiqen kompetencat. Kjo është kundërshtuar nga kryetari Xhafa ndërsa është shprehur se EURALIUS ka kaluar disi kompetencat, pasi ky mision mundet vetëm të asistojë.

“Rekomandimi ka ardhur nga BE, EURALIUS. Tani pyetja është e ka bere qeveria apo Avokati i Popullit dhe sa nga rekomandimet e EURALIUS janë përfshirë”, tha Halimi.

“Ne e kemi sjelle si nisem nëqoftëse keni nevojë që në marrëdhënien dypalëshe të futët një i tretë”, u përgjigj Isaraj.
 
“Ajo që duhet të na shqetësojë ne është sa i vjen në ndihmë Avokatit të Popullit, këto s’janë çështje thelbësore se ku e ka zyrën Avokati i Popullit apo të tjera. Ne shqiptarët vdesim të kemi njerëz në varësi”, tha Xhafa.
 
“Tani që jeni në pushtet nuk ju intereson te forconi rolin e avokatit”, tha Halimi, ndërsa Xhafa u përgjigj “jo, kjo s’është e vërtetë nga mëngjesi deri në darkë”.
 
Mënyra e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, i vetmi ndryshim është afati që i vihet Kuvendit për zgjedhjen e Avokatin e Popullit pra vetëm 1 muaj, kjo është e pamjaftueshme sipas deputetes Hysi, e cila propozoi të rishikohet afati.

“Mënyra e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, i vetmi ndryshim është afati që i vihet Kuvendit për zgjedhjen e Avokatin e Popullit pra vetëm 1 muaj, kjo është e pamjaftueshme. Sugjeroj që për të bërë transparencë duhet parë mënyra e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit”, tha Vasilika Hysi.
 
Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektligjin për Avokatin e Popullit. Kjo është hera e tretë që amendohet ky ligj, ndërkohë votimi i tij kërkon shumicë të cilësuar me tre të pestat.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë