Totozani: Rekomandojmë 2 zgjidhje
për problemin e ish-pronarëve

Totozani: Rekomandojmë 2 zgjidhje<br />për problemin e ish-pronarëve
TIRANE- Avokati i Popullit ka rekomanduar dy zgjidhje për problemin e ish-pronarëve dhe qiramarrësit që banonin në këto banesa. Avokati Igli Totozani thekson se institucioni që ai drejton ka kërkuar mosmiratimin e Aktit Normativ të Qeverisë nr.3 datë 1.08.2012, ndërsa thotë se “jemi për respektimin e të drejtës së pronësisë”. Këto dy rekomandime i janë paraqitur në shkurt 2013, ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa tashmë i është paraqitur edhe kryeministrit Rama.
 
“Dy janë zgjidhjet e rekomanduara,
 
- ose dhënia e garancisë nga ana e shtetit për përfitimin e kredive me 0% interes, prej ish- qiramarrësve që nuk plotësojnë kushtet e vendosura nga ana e bankës të kontraktuar nga ana e shtetit për këtë qëllim,
 
- ose lëvrimi i fondeve të pushtetit vendor për ndërtimin e banesave sociale për këta individë qiramarrës, në një kohe sa me te shpejte te mundshme.
 
Asnjëherë nuk pati një përgjigje ndaj rekomandimit tonë, megjithë këmbënguljen tonë të vazhdueshme për këtë qëllim.
 
Ky rekomandim i është përsëritur së fundmi edhe kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama, duke theksuar me forcë nevojën imediate për zgjidhjen e problemit të strehimit të qiramarrësve në banesat e ish-pronarëve, pas lirimit të këtyre banesave nga ana e tyre”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
 
Ndryshimi i urdhrit “Për marrjen e masave në Entin Kombëtar të Banesave për zbatimin e Aktit Normativ, nr.3 datë 01.08.2012 «Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish- pronë e subjekteve të shpronësuara »”, nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, është cilësuar si një hap pozitiv në rrugën drejt përmirësimit të situatës.
 
“Sipas këtyre ndryshimeve, të cilat lehtësojnë pozitën e qytetarëve të pastrehë, banues në banesat e ish- pronë e subjekteve të shpronësuara , Enti Kombëtar i Banesave parashikohet të ketë një sjellje më të maturuar karshi çdo kërkese ish- pronari, duke ndërmarrë veprime dhe masa konkrete, të cilat ndihmojnë zgjidhjen e problemit të strehimit të këtyre qytetarëve.
 
Fakt pozitiv, i cili konstatohet për aq sa mediat kanë raportuar, veç masave administrative që ndikojnë pozitivisht në situatën e rënduar sociale të krijuar nga zbatimi i Aktit Normativ nr.3, dt 01.08.2012 është edhe detyrimi sipas këtij urdhri që Entit Kombëtar të Banesave i lind për të bashkëpunuar me organet e qeverisjes vendore, me qëllim vënien në dispozicion të banesave sociale me qira për qytetarët e pastrehë banues në banesa ish- pronarësh”, thotë Avokati i Popullit.
 
Sipas statistikave të Entit Kombëtar të Banesave, familjet e pastreha e kalojnë shifrën mbi 4 mijë, dhe kanë nevojë në masën e tyre më të madhe për sigurimin e një banese sociale.
 
Sipas Avokatit të Popullit, “Zgjidhja që i është zugjeruar qeverise aktuale, konsisiton ne garancinë e shtetit për përfitimin e kredisë nga ana e ish- qiramarrësve në banesa ish- pronarësh, apo në lëvrimin sa më të shpejtë të fondeve për ndërtimin e banesave sociale për këtë kategori, nga ana e pushtetit vendor”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit