TIRANE - Asgjë nuk ka ndryshuar për familjet rome. Ashtu si një vit më parë ato vazhdojnë të jetojnë në baraka të ndërtuara vetë me kartona e dërrasa në kushte të papërshtatshme jo dinjitoze ku nuk vdesin vetëm fëmijët por dhe dinjiteti njerëzor.
Avokati i Popullit ishte sot në barakën e familjes Berati në lagjen periferike të Shkozës në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet për humbjen e djalit të tyre vetëm 3 javësh, por dhe për të përcjellë mesazhin për solidaritet edhe për të nënvizuar me forcë ndryshimin e sistemit të shërbimeve sociale në mënyrë që edhe ky komunitet të mund të përfitojë shërbime.
Madje Totozani duke përsëritur dy herë “nuk kam ardhur këtu për të bërë polemika me qeverinë”, i kërkoi ndihmë medias të sensibilizonte këtë çështje, dhe i bëri apel qeverisë por dhe biznesit të kthejnë kokën nga ky komunitet për t’i ndihmuar.
” Pavarësisht shkresave e letrave, gjënda është e pandryshuar dhe më e rëndësishme se strategjitë është shëndeti i njeriut. Nuk kam ardhur për të bërë polemika, kam ardhur të ngushëlloj familjen...Të kthejnë kokën nga këta bashkëqytetarë e të mundohen t’i ndihmojnë sepse jetojnë në kushte të papërshtatshme, jo dinjitoze dhe aspak në përputhje me të drejtat e njeriut. Po s’pate punë e rrogë, nuk përfiton nga shërbimet sociale. Kjo nuk është e drejtë duhet ndryshuar. I bëj thirrje ministrive të kthejnë kokën sepse këtu në baraka nuk vdesin vetëm fëmijët por dinjiteti i njeriut. "- tha Totozani.
Avokati i Popullit shpreh shqetësimin se familjet rome nuk përfitojnë përkrahje sociale pasi nuk plotësojnë kriteret dhe këmbëngul në ndryshimin e këtij sistemi, në mënyrë që kjo shtresë të jetë pjesë e këtij sistemi. Madje Avokati i Popullit ka dërguar tre rekomandimet për të bërë ndryshimet e nevojshme në mënyrë që kjo shtresë të ndihmohet por nuk ka marrë ende përgjigje.
“Këta njerëz me sistemin social që kemi sot e kriteret që parashikon nga këto fusha janë jashtë sistemit. Duhen futur brenda sistemit social. Ky sistem të bëhet prioritet, askush nuk përfiton nga banesat sociale nëse nuk kanë një rrogë minimale, atëherë çfarë do bëjmë? Ti lëmë kështu. .. Këta njerëz duhet të jetojnë si njerëz, dhe kërkojmë ndihmë nga ju. Cfarëdo të ketë ndodhur, kushte ku jetojnë këta njerëz nuk janë të tillë që të jetë i mundur qoftë dhe trajtimi i çfarëdo viroze. Asnjë nga këto kushte nuk favorizon shërim por sëmundje”- nënvizoi Totozani, duke iu referuar dhe rastit të vdekjes së foshnjes 3 javëshe.
REKOMANDIMET PER ROMET QE S'KANE MARRE PERGJIGJE
Të mund të përfitosh një banesë sociale duhet që të paktën një anëtar i familjes të jetë në punë qoftë me një pagë minimale, por asnjë nga anëtarët e këtij komuniteti nuk janë në punë dhe as nuk mund të përfitojnë përkrahje sociale. Prandaj Avokati i Popullit ka dërguar me shkrim tre rekomandimet për ndryshimin e sistemit të shërbimeve sociale në mënyrë që të mund të përfshihen edhe familjet rome, por deri tani nuk është marrë asnjë përgjigjet. Rekomandimet janë dërguar edhe pë dijeni kryeministrit Berisha
1 - Rekomandim legjislativ për ndryshimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.787/2005 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”(i ndryshuar) drejtuar Z.Spiro Ksera, Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
2 - Rekomandim legjislativ për ndryshimin e ligjit 9232/2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar) drejtuar: Z.Sokol Olldashi
Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
3 - Rekomandim për marrjen e masave për regjistrimin e pjesëtarëve të minoritetit Rom ne regjistrat e gjendjes civile në njësitë vendore ku ata kanë vendbanimin aktual. Drejtuar z. Flamur NOKA Ministër i Brendshëm.
Edhe Komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi Irma Baraku vizitoi sot ambientet ku jeton komuniteti rom. Ajo i ka bërë apel institucionve përgjegjëse të mbështesin.
PAK DITE ME PARE HUMBI JETEN NJE FEMIJE 3 JAVESH, LAJMI U MESUA DJE
Një foshnje vetëm 3 javëshe nuk ka mundur t’i mbijetojë të ftohtit, si pasojë e kushteve të vështira në të cilën jetonte familja rome. Ngjarja është shënuar 5 ditë më parë në lagjen periferike të Shkozës në Tiranë.
Familjarët tregojnë se djali i tyre, Kleo Beratit humbi jetën për shkak të ftohtit. I ati i fëmijës tregon se fëmijën e kishin vizituar dy herë para se ai të vdiste dhe nuk kishte rezultuar me probleme shëndetësore. “ E vizituam dy ditë para se fëmija të vdiste. Aty na thanë , që është mirë dhe nuk ka probleme shëndetësore. Kur çohem në mëngjes, për tu bërë gati për të shkuar në punë, e pash fëmijën, por nuk i rashë në sy gruas që fëmija ka vdekur, sepse do trembej” tregon Ferdinand Berati babai i Kleo Beratit, fëmijës që nuk jeton më.
Ndërsa e ëma e foshnjës me lot në sy tregon “Allahu na ruaj! Ndoshta ka vdekur edhe nga i ftohti. Se kur kam shkuar në spital për të lindur, nuk më kanë treguar gjë që është sëmurë. Sepse këtu po nuk pate lekë nuk të prek njeri me dorë” rrëfen Kozeta Berati.
MJERIMI
Familja Berati, jeton në kushte të mjerueshme dhe në skamje, dhe përmes mikrofonit të televizionit A1 REPORT! bëjnë apel për institucionet që të bëjnë diçka për këtë komunitet dhe konkretisht për familjen e tyre. Fëmijë të tjerë rrezikohen në këtë familje. Në të njëjtat kushte është edhe një foshnje vetëm 7 ditëshe e një tjetër familjeje rome në këtë zonë, e cila gjithashtu jeton në mjerim. Fëmija rrezikon jetën.
Kozeta Berati, nëna e foshnjës së ndarë nga jeta, rrëfeu për gazetarin Arsen Rusta dhimbjen e saj si dhe tregoi për vështirësitë në rritjen e fëmijëve. Edhe pse është premtuar shumë, kushtet në të cilat jetojnë këto familje vazhdojë të jenë ende të mjerueshme.
/Shqiptarja.com

TV A1 REPORT Ne familjen ku vdiq foshnja 3 javeshe