Tottenhami në “Old Trafford” bëri të mundur që sonte të kulmonte me humbjen e dytë Manchester Unitedit, në vetëm 3 ndeshjet e para të kampionatit.
Mirëpo “Djajtë e kuq” të Jose Mourinhos u mposhtën nga Tottenhami me rezultatin e thellë 0-3, në një takim që u vendos në pjesën e dytë, ku fillimisht Kane dhe më pas braziliani Lukas me një dopietë, u dhanë 3 pikët londinezëve.
Veçse vlen të përmendet se vendasit zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë dhe rezultati nuk është aspak i përligjur, por nervozizmi në dhomat e zhveshjes, duket se u reflektua edhe në fushë, me lojtarët e United që nuk ishin të qetë në finalizim.
Gjithashtu dhe ardhja e Jose Mourinhos te Manchester United duket se është plotësisht në dyshim, pasi portugezi rrezikon të përballet me një shkarkim, duke qenë se ka pasur përplasje me drejtuesit dhe ka raporte të acaruara me yllin e skuadrës, Paul Pogba.
Manchester Unitet ka marrë vetëm 3 pikë pas 3 javëve të para lojë, falë fitores në start ndaj Leicesterit, ndërsa Tottenhami ka mbledhur të 9 pikët e mundshme, duke bindur edhe me lojë në takimet e para sezonale.