'Toyota Yaris', Balla: Basha po 'korr atë që mbolli', sot është në listën e të dyshuarve, pyesni autoritetet belge! U 'dogj' nga leksionet e Berishës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kryesia e Kuvendit u pyet nga mediat në lidhje me hetimet që po bëhen për dosjen 'Toyota Yaris', për të cilën ai është akuzuar nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Taulant Balla, teksa shprehu kënaqësinë që Basha po 'korr atë që mbolli' me akuzat që bëri për të cilat u dënua për shpifje, tha se kreu i PD prishi një operacion policor dhe për këtë tashmë është i akuzuar.

"Kemi qenë në këtë korridor 4 vite më parë kur z. Basha lëshoi një akuzë për të cilën ai u dënua penalisht nga gjykata për një akuzë të pavërtetë. Sot jemi në kushtet që pothuajse e gjithë kjo histori është zbardhur dhe ai që më akuzoi sot mua është sot në listën e të dyshuarve. Se për çfarë akuzohet pyesni institucionet shqiptare dhe belge. Unë jam shumë i kënaqur që historia e kultivuar nga Berisha që hidh akuza sa më shumë për kundërshtarin sot po merren përgjigjen e duhur. Basha për leksionet e gabuara të Sali Berishës duhet të paguajë sot kostot. Luli ma bëri atë akuzë se unë qesha më shumë se të tjerët kur bëri gafën 7x7 bëjnë 42. Tani të shkojë t'u japë informacionin autoriteteve, pasi dëmtoi me dashje apo pa dashje një operacion policor. Unë kam fituar një betejë juridike dhe gjyqësore dhe jam shumë krenar për këtë. Ç'të mbjellësh do të korrësh", tha Balla.

Ndërsa në lidhje me një akuzë të bërë nga Ish-Kryeministri Sali Berisha se ka pasur një takim me Bashën e Veliajn, Balla iu përgjigj shkurt "nuk është edhe i vërtetë edhe sajimi i radhës. Mos ia vini më veshin Saliut pasi nuk i hynë më në punë njeriu".  

 Balla foli gjithashtu për votimin vettingut dhe reformën zgjedhore.

"Nuk e fsheh edhe kënaqësinë që Kuvendi i Shqipërisë in tejkaloi axchendat politike dhe me një votë 'unanime' pasi nuk kishim asnjë votë kundër zgjati mandatin e organeve të vettingut. Fitoi Shqipëria, fitoi çuarja përpara e  vendit. Nuk ka pasur negociata për këtë çështje. Është thjesht dhe vetëm ndërgjegjësimi. Gru7pi më i madh parlamentar vendosi të kontribuojë.

E para ne kemi dhënë aprovimin dhe mbështetjen për ngritjen e komisioneve dhe të enjten votohet edhe për përbërjen e tyre. PS do të ketë 8 anëtarë në secilën prej komisioneve. Bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore do të jetë z. Gjiknuri. Ndërkohë që sot kemi biseduar për përbërjen e Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale. Mandati do të jetë 6 mujor dhe unë mendoj se 6 muaj janë shumë për të parë të gjitha propozimet. Unë nuk dua të flas për këtë çështje, pasi është një kompetencë që i takon Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kjo reformë duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, ligjin për financimin e partive politike. Të gjitha të shkojnë të komisioni i posaçëm dhe të diskutohet aty", tha ai.

Kujtojmë se  kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur 4 ditë më parë në SPAK për dy orë rresht nga prokurorët belgë, ku ka dhënë përgjigje rreth pyetjeve të tyre në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove të ‘Toyota Yaris’.  Në një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK, Basha tha se drejtësia belge është e vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ai do të ndihmojë në këtë drejtim "duan apo nuk duan 'non grata-t' e shpallur dhe të pashpallur deri më tani. Ai theksoi se i qëndron çdo deklarata të mëparshme të tij, që ka bërë në parlament, në lidhje me këtë dosje. I pyetur nga gazetarët se nëse e tregoi burimin e informacionit, Basha tha se nuk do të dekonspirojë atë që ndodhi brenda SPAK.

Report Tv mësoi se Lulzim Basha nuk e ka treguar burimin e informacionit që i dekonspiroi operacionin e autoriteteve belge për 3.4 milionë eurot që do të mbërrinin në Durrës në një makinë Toyota. Basha ka rezervuar të drejtën e mos tregimit se ku e ka marrë informacionin. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 14/02/2022 15:21

    Bslla bq-t iu ka ndezur prapa dhe tani sulmon dhe sulmon …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë