Teksa e gjithë bota mburret me historinë e saj, ne shpesh dukemi të kompleksuar për të kujtuar e shpluhurosur gjurmët që vijnë nga shekujt. Aq i dukshëm është ky fakt sa mjafton një udhëtim i thjeshtë në masën dërrmuese të qyteteve tona, për ta kuptuar. Në Fier, bash në pjesën kryesore qëndron një glob i çuditshëm, kur në fakt Apollonia duhet të ishte një simbolikë e padiskutueshme. Në Durrës më rëndësi i jepet velierës betonizuese sesa madhështisë së Epidamnusit apo Dyrrahut të lashtë. Nuk ndryshon Shkodra simbol i Gentit dhe pushtetit Ilir, apo Lezha, Lisusi hijerëndë që në sheshin kryesor duhet me çdo kusht të gëzojë vërtetë rrënjët e tij. Kështu në Ballsh, ku Bylisi nuk mund të harrohet, në Albanopol, në Përsqop, Berat, Gjirokastër, Grazhdan, Enkelanë e me radhë…
Nuk dihet se përse askund në sheshet kryesorë nuk gjen diçka që të lidhet vërtetë me drejtuesit ilirë. Teutën në Durrës mbi godinën historike të bankës e kane ngritur italianët diku ne fundvitet 20 dhe në fillimin e atyre 30. Po ne përse nuk kujtojmë askënd prej tyre ? Sheshi i Tiranës ka hapësirë pafund, por në të vendoset gjithçka përveç një shtatoreje që përkujton rrënjët tona më të lashta. A është normale që të mburremi vetëm me memoriale apo vepra abstrakte e me simbolika që sigurisht kanë vlerën e tyre, por nuk duhet kurrësesi të mbulojnë identitetin e hershëm të shqiptarëve. Arti është art dhe ai duhet kuptuar, por ne nuk jemi një vend pa të shkuar që çdo gjë duhet ta mbështesë tek veprat e nënkuptuara…E pra në Shqipëri veprat e realizuara në dekadën e fundit janë të gjitha të tilla. Ndryshojnë vetëm ato fryt i inisiativave private , por që ndalen këtu.
Përse kjo frikë apo mungesë dëshirë për të treguar historinë? Nëse në vetë nuk e ringremë përse duhet ta kërkojmë fajin tek fqinjët që na e rrëmbejnë? Është e kotë të kërkojmë tjetërkund, të klithim apo të mërzitemi kur në fakt tradhëtarët, hileqarët, lënësit pas dore, të korruptuarit apo quajini si të doni, i kemi këtu brenda, në shtëpinë tonë. Ky është realiteti edhe pse shumicës nuk na pëlqen, ndërsa këta janë shtetarët që më shumë mendojnë për xhepat e fallsitetet e radhës sesa për vlera të tilla.
-
Marin Mema....kryeminister. Ta dine njerezit sa rr... nuk eshte
Përgjigju -
Zoti Marin jo shume larg nga Tirana ndodhet nje vend qe quhet Kamza,Aty ndodhen Emrat e para ardhesve, mbas ardhesve, te tashmit, dhe te ardhmes, jane te vendosura Emrat qe po ndrisin Shqiperine. C'na "duhen" Iliret, Pellazget, Arberit etj.
Përgjigju -
Marin Mema ti meriton te jesh Minister ose Kryeminister i Shqiperise Etnike
Përgjigju -
..sh.e bukur..,e drejte..,duhet filluar me Emertimet dhe Simbolet e Qyteteve dhe Fshatrave..,me emrat Autokton..,si dhe Simbolet e Lashta
Përgjigju -
Harron gjakun tone te shprishur. Nuk jemi as arber se u beme turq, aq me teper ilire. Shko pyet arbereshet e italise. Respekte per punen e kryer.
Përgjigju -
Mediokriteti ne politikeberje eshte fatkeqrsi kombetare
Përgjigju -
Se keta qe na qeverisin duan t'a mbajne sa me erret histroine tone, sepse nuk ju intereson ndergjegjesimi i popullit...ndryshe nuk e perdorin sic e kane perdorur deri me tani.
Përgjigju -
Oh Marin Mema me pelqen thjeshtesia jote je Patriot modern me pende
Përgjigju -
Sepse, Marin, njerëzit që i duhen vërtetë këtij kombi, nuk merren dot me politikë. Dhe si përfundim, ngelet që politikën ta bëjnë, hajdutët, të pamoralshmit, matrapazët, vrasësit, dmth i gjithë llumi i këtij kombi merret me politikë.
Përgjigju -
Marin, kemi bustin e azemit mor burre, vetem ai qe e ka ideuar duhet te ja kishte vendosur nje kotec pulash afer, aty e ka nisur karrjeren si politikan!
Përgjigju -
Marin Mema me mire do ishte te dilje perpara zgjedhjeve lokale ne cdo qytet kur retorika e kandidateve eshte ne maksimum por realiteti duhet ti perplaset ne fytyre. Ne vendin, ne kohen dhe ne momentin e duhur. Keni mbeshtetjen time Andis Tabaku. Los Angeles
Përgjigju-
shyqyr qe te erdhi mendja d.m.th nuk na e ka fajin greku
-










Komente
Komento