Traditë dhe muzikë, gjallërohet jugu nga rikthimi i ‘South Outdoor Festival’ në Borsh pas 1 viti pushim për shkak të COVID-19

Këngëtarë shqiptarë dhe të huaj gjallëruan atmosferën në fshatin Borsh të Himarës.

South Outdor Festival u rikthye sërish në sezonin e tij të katër, pas një viti  shkëputje për shkak të kufizimeve nga pandemia COVID-19.

Për organizatorët e festivalit, qëllimi i aktivitetit është promovimi i turizmit të vendit, ndërsa për të shmangur përhapjen e virusit janë marrë edhe masa, si matja e temperaturës dhe zgjerimi i terrenit.

“Për shkak të pandemisë e kanceluam festivalin. Kemi shumë financues. Ne mundohemi që nga viti në vit të sjellim risi të ndryshme, por ajo që është ndryshe këtë vit është se kemi masa të jashtëzakonshme. Matim temperaturë, kemi zgjeruar terrenin në 20 mijë metra katrorë. Ne duam që mbi të gjitha ky festival të jetë i sigurtë. Qëllimi kryesor është promovimi i turizmit, këtij destinacioni të jashtëzakonshëm që njerëzit të vijnë këtu që nga prilli deri në shtator”, tha një nga organizatorët. 

Fetivali tërhoqi mosha nga më të ndryshmet, ku nuk munguan as më të moshuarit.

“Çdo gjë super. Atmosfera nice. Enkas për këtë festival kemi ardhur nga Tirana”, u shpreh një qytetar.

“Kam ardhur nga Tirana. Shumë atmosferë. Sot erdhëm dhe do kthehemi të hënën”, tha një tjetër.

Kryesisht shqiptarë, por edhe të huaj. Ka pasur goxha rini por edhe mosha e tretë. Ky festivali i mblodhi të gjithë dhe inshallah bëhet prap vitin tjetër. Ka qenë një festival që i ka munguar Shqipërisë. 

Për kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro, ky sezon veror ka kaluar pritshmëritë që kishte për sa i përket numrit të lartë të turistëve që kanë vizituar jugun.  

“E rëndësishme që kjo festë të vazhdojë, pasi është një ndër eventet më të mira për të promovuar turizmin dhe bukurinë e bashkisë së Himarës.  Ndihmon edhe në zgjatjen e sezonit. Janë shtuar aktivitetet. Këngëtarët janë më të mirët. Donatorët kanë qenë më të shumtë. Duke ju referuar 2020 për sa I përket turizmit jemi më mirë, por nuk e kemi kapur akoma 2019. Turizmi duhet të bëhet gjatë gjithë vitin. Nuk prisnim kaq shumë njerëz. Ajo që ne duam është që shtrirja e turizmit të jetë më e gjatë”, u shpreh kryebashkiaku i Himarës.

Emra të njohur te muzikës si Marsela cibukaj e Vitmar Basha , thonë se këto aktivitet i kanë munguar vendit, por dhe vetë atyre.

“Na kishte munguar të takoheshim me njerëz dhe të merrnim duartrokitjet e tyre. Skena pa publikun asgjësohen. Kanë nevojë njerëzit që ta shijojnë jetën. Çdo gjë ishte perfekte. Na erdh pak keq se e reduktuam pak orarin për shkak të orarit. Ishte një angazhim që e kemi marrë vjet. Kemi një muaj që punojmë për këtë festival sepse ne i respektojmë njerëzit”, u shprehën këngëtarët.

Numri i lartë i turistëve u shfrytëzua edhe nga banorë të Vunoit, Himarës e Dhërmiut, për të promovuar artin e tyre të kulinarisë. Vaji i ullirit, reçelrat dhe glikotë ishin ato që syri të ndeshte në çdo tryezë panairi.

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dante: 02/10/2021 14:44

    nuk kuptoj pse duhet te mbahet mbyllur jeta nates per disa te tjere. poshte pabarazite

    Përgjigju
  • Shoku: 06/09/2021 11:51

    Hajt ta gezoni Delten ne shtator do qelbeni or budallenj

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 06/09/2021 04:15

    Pini dhe gezoni por karantinen mos e harroni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja