‘Traditë, kulturë e shije’, panair promovues për Delvinën! Kryebashkiaku: Sytë i kemi nga agrourizmi

Me shije Delvinjote, është organizuar për të 5-tin vit radhazi panairi me qëllim tërheqjen e turistëve të shumtë që vizitojnë bregdetin e Sarandës.

Për kreun e Bashkisë së Delvinës, Besmir Veli ky panair është pika kyçe për promovimin e qytetit të Delvinës, teksa nënvizon se investimet në rrugën e re kanë dhënë një kontribut mjaft të madh..

“Në vitin 2018 është bërë për herë të parë. Kemi si qëllim të ofrojmë sa më shumë turizëm në vendin tonë, të fillojnë bujtinat e para, sepse Delvina I ka sytë nga agroturizmi. Rruga e re ka bërë që të shtohen sa më shumë vizitorët”, thotë ai.

Gratë artizane pensioniste të zonave të ndryshme të Delvinës, paraqiten në panair me larmishmëri ushqimesh dhe punimeve të veçanta të tyre, por problem shikojnë shitjen, siç ato shprehen për Report Tv.

“Produktet i bëjmë vetë, jemi pensioniste, kohën e lirë e kalojmë për të bërë. punëdore, për të shitur, kur vijmë në panair. Ne bëjmë shumë punëdore, por presim një ditë në vit për ti shitur, prandaj kërkojmë një ndihmë nga Bashkia. Vijmë nga ana e anës kot, nuk ja vlen.

Ne duam që ta promovojmë turizmin, sepse është një zonë e virgjër. Ka shumë shtëpi turistike që mund të kthehen në bujtina. Jemi zonë e Labërisë, kemi veshjen popullore, që i shesim ose i japi me qira për evente”, shprehen ato.

Vetëm 17 km nga Saranda, midis zonave që duhen vizituar në Delvinë janë Xhamia e Gjin Aleksit, shtëpitë karakteristike, Ura e Çinës, monument kulture i shekullit 18-të që dikur lidhte zonën e Labërisë me Bregdetin si dhe burimet e lumit Kalasë.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?