Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë kanë arrestuar një 38-vjeçar pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri dhe një automjet, të cilin e kishte vjedhur në Gjermani.
Po ashtu, është arrestuar edhe personi, për të cilin ishin kryer këto veprimtari kriminale.
Të arrestuarit janë identifikuar si Muhamet Pira, 38 vjeç, dhe Halit Asllani, 34 vjeç, të dy banues në Prishtinë.
Ndërkohë janë sekuestruar arma e zjarrit me municion luftarak, automjeti tip BMW, si dhe automjeti bashkë me rimorkion, me të cilin transportohej ‘BMË’.
Njoftim i plotë
Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë finalizuan operacionin e koduar “JAD 1”.
Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit M. P., 38 vjeç dhe H. A., 34 vjeç, të dy banues në Prishtinë.
Në hyrje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi M. P. që drejtonte një automjet tip “Tuareg”, në të cilin kishte rimorkuar një automjet tip “BMW” që nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.
Nga kontrolli i imtësishëm, në automjetin tip “BMW", u gjet 1 armë zjarri (pistoletë).
Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera për këtë rast, është mundësuar identifikimi dhe arrestimi i shtetasit për llogari të të cilit ishin kryer këto veprimtari kriminale, H. A..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
__________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente








