Trafik droge brenda burgjeve/ Shkatërrohet banda në Itali, 5 shqiptarë mes 30 të arrestuarve

Trafik droge brenda burgjeve/ Shkatërrohet banda në Itali, 5 shqiptarë mes 30 të arrestuarve

Karabinierët e Komandës Provinciale të Latinës, në bashkëpunim me Policinë dhe me mbështetjen e stafit të Departamentit  të R.O.S. të Romës, të njësive antidrogë dhe anti-eksplozive të Carabinierisë Core të Romës dhe mbulimin ajror të një avioni të Departamentit të Helikopterëve të Pratica di Mare, kanë realizuar ndalimin e 34 personave.

Mes të ndaluarve janë dhe 5 shqiptarë, 5 prej të cilëve do të qëndrojnë në burg deri ditën e gjykimit dhe një tjetër do hetohet në arrest shtëpie.

Në pranga: Eduart Lala, Adriat Deda, Endi Çollaku, Ndriçim Lalaj, në arrest shtëpie Eneida Skëndo

Masat e tjera kufizuese ndaj të ndaluarve (30 raste me burg dhe 4 nën arrest shtëpiak) u nxorën nga G.I.P. e Gjykatës së Latinës, me kërkesë të Prokurorëve Publikë të Prokurorisë Publike në Gjykatën e Latinës.

Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e trafikut të kokainës dhe kanabis, korrupsionit, mashtrimit, manipulimit të dokumenteve publike, vjedhje dhe trafikim armësh.

Hetimet, me emrat e koduar "Astice"  dhe "Petrus” kishin nisur që nëvitin 2017 nga Njësia e Hetimit e Komandës Provinciale dhe, falë sinergjisë me forcat e policisë locale, u konstatua se një Inspektor dhe një agjent në detyrë në Burgun e Qarkut të Latina, merrnin para për të lehtësuar komunikimin e të burgosurve mes tyre dhe me njerëzit e jashtëm si dhe për të futur në burg ushqime dhe drogë.

Fal hetimeve të thelluara, u zbulua ‘kanali furnizues’ i drogës si dhe anëtarët e grupit Kriminal që realizonin shpërndarjen e tyre, si në burg dhe në zonën e Pontinia.

Hetimet, të kryera realizuan

·        identifikimin e furnizuesve, korrierëve dhe shitësve të drogave të kokainës, marihuanës dhe hashashit në Latina dhe komunat fqinje.

·        Konfiskimin e 1200 kg kokainë.

·        2,700 kg kanabis

·        10 g hashash

·        10 persona u arrestuan me akuzën e kryerjes së një krimi dhe kapjen e rreth 23 000 eurove të siguruara nga aktiviteti kriminal

·        Sekuestrimi i një pistoletë të kalibrit S&W 40, markë beretta, dhe municionin e saj

·        Konstatimin se dy furnizime me drogë ishin favorizuar nga një agjent i korruptuar i policisë vendore të burgjeve, akoma në shërbim

·        Sigurimi i letërkëmbimit dhe korrespodencës të të ndaluarve me njerëz jashtë burgjeve

·        Sekuestrimin e rreth 12,000 euro të një inspektori superior të Policisë, aktualisht në pension, të siguruara prej tij si kompensim për favorizimet e bëra ndaj të burgosurve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë