Është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme, Robert Myftari, si fajtor për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ai do të vuajë dënimin në burgin e sigurisë së lartë. Vuajtja e dënimit për 52-vjeçarin fillon nga dita e arrestimit të tij.
52-vjeçari Robert Myftari u arrestua në Rinas më 23 shtator, pasi u shpall në kërkim nga SPAK, së bashku me të tjerë, për dosjen “Shpirti”.
Ndërsa SPAK nisi hetimet ndaj Myftarit, pasi rezultoi si i përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të cilët trafikuan sasi të mëdha kanabisi drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Robert Myftari së bashku me 30 persona të tjerë, janë akuzar nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës drejt vendeve të BE-së.
Në grupin e akuzuar nga SPAK, ishin edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.
Ndërsa në 23 tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme dha në total 150 vite burg për 15 persona të arrestuar të operacionit “Shpirti”, 2 vite më parë.
Megjithatë, 100 vite burg do të kryhen, pasi bëhet fjalë për të pandehur të dosjes, të cilët pranuan më herët që të hetohen përmes procedurës së gjykimit të shkurtuar. Në mesin e tyre është edhe një i pandehur i 16-të, Luan Zylyftari, i cili mundi të marrë pafajësinë në shkallën e parë të GJKKO, duke rënë në këtë mënyrë 2 akuzat që rëndonin ndaj tij, trafikim i narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal.
Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.


Komente











Mirë që merren me drigë,po me vrasje pse merren ?Si duket tahmaqarllëku i çon tek bëndi i qenit në burg.
Përgjigju