ITALI - Luca Lucci, ish kreu i grupimit ultras në sektorin jugor të Milanit është dënuar me 18 vite dhe 8 muaj burg si kryetar i një grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtare droge që në periudhën qershor 2020 - mars 2021 qarkulloi 3 tonë hashash, 255 kg marijuanë dhe 53 kg kokainë.

Ky është vendimi i marrë këtë të premte nga gjykatësja Giulia Masci që 23 të pandehurve të tjerë, që ishin me gjykim të shkurtuar, iu dha dënim deri në 3 vjet burg. Lucci ishte ai që kishte dënimin më të rëndë, i ndjekur nga ai me 13 vjet e 6 muaj burg i një tjetri anëtari të këtij grupi kriminal.

Luca Lucci u arrestua në fund të shtatorit të vitit 2024 me shefa të tjerë ultras në kuadër të superhetimeve të kryera nga autoritetet policore milaneze mbi grupimet ultras të 'San Siros', për çështjen e përfshirjes së tifozëve në aktiviteteve kriminale ku përfshihet edhe një tentativë vrasjeje.

Po kështu, në dhjetor të vitit 2024 në drejtim të tij u dha edhe një urdhër tjetër izolimi në burg së bashku me 7 persona të tjera për trafikun e drogës për të cilin këtë të premte mori edhe dënimin. Gjykatësja në këtë pikë pranoi kërkesën e prokurorëve të çështjes në Milano, Leonardo Lesti dhe Rosario Ferracane.