TIRANE- 90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, janë vendosur në sekuestro preventive me vendim të GJKKO pas operacionit të policisë që vendosi në pranga 2 shefa policie dhe shpalli në kërkim një tjetër. Prokuroria e Posaçme njofton se pasuritë e sekuestruara i përkasin të shpallurve në kërkim Kristo Qirici (I njohur dhe me 2 emra të tjerë si Jetmir Hoxhaj apo Jetimir Qirici), Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj si dhe Shkelzen Kraja. Dy të parë dyshohen se krerë grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë.
Numri më i madh i pronave është i përqendruar në Sarandë dhe të tjerat në Tiranë, ndërsa bëhet fjalë për dhjetëra pasuri të paluajtshme, biznese të rëndësishme por edhe 39 llogari bankare, ne emër të Qiricit, Alushajt, Krajës dhe personave të tjerë të lidhur me ta.
Në pronësit të Kristo Qiricit SPAK ka evidentuar dhe ka sekuestruar 15 pasuri, thuasjse të gjitha në Sarandë, mes të cilave një hotel, një bar restorant dhe 9 pasuri të tjera të paluajtshme e 3 llogari bankare.
Në emër të Eldjon Alushajt janë gjetur 2 pasuri në Sarandë por edhe disa të tjera në emër të personave të lidhur me të.
Më shumë pasur ka anëtari i grupit të strukturuar kriminal Shkëlzen Kraja me 2 vila në Dhërmi të Vlorës, 17 llogari bankare, biznese, troje apartamente, sipërfaqe toke, kullota, pemtore etj
Pasuritë e tjera në sekuestro preventive janë në emër të personave të lidhur me 3 të kërkuarit, ndërsa bëhet fjalë për hotel në Sarandë, apartamente, biznese dhe 19 llogari të tjera bankare.
Në ndihmë të këtij grupi kriminal gjatë trafikut të drogës SPAK dyshon se janë vendosur edhe 3 drejtues të rëndësishëm të policisë 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars, udhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave në hetim në kuadër të procedimit penal nr.169, të vitit 2022.
Më datë 14.02.2025, në kuadër të këtij procedimi penal janë regjistruar emrat e dhjetë shtetasve që u atribuohen veprat penale, ndër të cilët edhe shtetasit; Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), Eldjon Alushaj (alias K.A) dhe Shkelzen Kraja, të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike (cannabis sattiva) në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë hetimeve paraprake nga ana e Hetuesve Financiarë në Prokurorinë e Posaçme, si dhe nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore në lidhje me hetimin pasuror në kuadër të këtij proçedimi penal.
Një ditë pas lëshimit të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, më datën 04.03.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar të gjitha agjencitë shtetërore të ngarkuara për regjistrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe bankat e nivelit të dytë, për ekzekutimin e vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin “Për caktimin e masës së sekuestros preventive”.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore për marrjen në dorëzim dhe administrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestro preventive.
Personin Fizik “K.Q”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Resorant” në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Një subjekt tregtar, me objekt të veprimtarisë “Hoteleri”, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Veprat penale:
“Fallsifikim i dokumentave”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” , “Shpërdorim i detyrës” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimit të lëndëve narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal, “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal , “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar Kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal“ , të parashikuar nga nenet 186, 245/1, 248, 283/a e 28/4, 284 e 28/4, 287 e 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Komente









edhe niveli i krimineleve eshte bajato fare te ne...inteligjenca zero
Përgjigju