Dënohen me 6 deri në 8 vite burg shqiptarët të cilët janë arrestuar për trafik ndërkombëtar të drogës.
Mësohet se 6 shqiptarët e transportonin drogën përmes avionëve ‘ultraleggero’.
Ata ranë në pranga gjatë operacionit të koduar ‘Free flight'.
Dënimet e shqiptarëve
Elizer Ahmetaj 8 vite e 4 muaj
Arshi Ahmetaj 8 vite
Xhesjan Ahmetaj 7 vite e 2 muaj
Artion Lamaj 8 vite
Bukurosh Keshilli 7 vite
Virgion Imeraj 6 vite e 10 muaj
Avioni ultraleggero i cili mbërriti në territorin italian ishte matrikuluar në Ukrainë. Më pas sipas mediave e kishin cmontuar dhe e kishin transportuar në Itali në rrugë tokësore dhe e kishin fshehur në një kampanon agrikulture në cesena.
Avioni nuk është sinjalizuar nga pikat e kontrollit . Ky lloj avioni ishte i padiktuar nga radarët.
Sipas mediave ata transportonin nga Shqipëria drejt Italisë sasi të konsiderueshme marijuane e cila shpërndahej në tregun italian.
Banda përbëhej nga 6 shqiptarë e mësipërm të cilët u arrestuan në gusht të 2015 teksa po uleshin me avion në zonën Ostuni në Pulia.
Policia kishte kohë që kish rënë në gjurmët e trafikantëve.
Gjatë arrestimit bandës iu sekuestruan rreth 130 kg marijuanë.
Gjatë operacionit 'Free Flight' i cili zgjati 6 muaj janë arrestuar edhe persona të tjerë pjesëtarë të klanit të shqiptarëve si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të marijuanës.
Gjatë operacioneve karabinierët e Brindizi kanë bashkëpunuar edhe me autoritetet shqiptare ku edhe në Vlorë janë arrestuar 6 persona.
[gallery]23177[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO