Trafik droge me avionë nga Vlora në Itali, arrestohet shqiptari (EMRI+FOTO)

Trafik droge me avionë nga Vlora në Itali, arrestohet shqiptari (EMRI+FOTO)

Feim Lamaj

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për trafik droge nga Shqipëria në vendin fqinj me avionë në kuadër të hetimeve për një dosje të 2016. I arrestuari është 34-vjeçari shqiptar Feim Lamaj. Ai u arrestua pas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata në Bolonja.

Sipas mediave italiane Lamaj së bashku me një shqiptar tjetër 23-vjeç u arrestuan pas një kontrolli rutinë, ndërsa nga verifikimet rezultoi se 34-vjeçari ishte në kërkim. Nga kontrollet në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 1,660.00 euro, dy detektorë GPS, telefona celularë, pasaporta dhe disa dokumente të falsifikuara nga Lamaj.

Feim Lamaj është pjesë e një dosje të bujshme hetimore mes dy vendeve nisur në 2016 kur u sekuestruan 128 kg kanabis që ishte transportuar me avionë nga Shqipëria në Itali. Bëhet fjalë për operacionin "Fluturimi i lirë". Sipas hetimeve Lamaj së bashku me disa shqiptarë të tjerë si dhe me familjen Ahmetaj kishin zhvilluar biznesin e drogës.

Operacioni në 2016
Mëngjesin e datës 24 gusht avioni i vogël i drejtuar nga Vilson Lamaj erdhi nga Italia dhe u ul pranë fshatit Xhelilaj në Sevaster të Vlorës, ku ngarkoi mbi 128 kg marijuanë. Policia italiane bllokoi pilotin gjatë uljes në Brindizi dhe lëndën narkotike.

Policia shqiptare në Vlorë arrestoi asokohe 6 persona të përfshirë në këtë trafik mes tyre edhe një punonjës policie; Niko Bruhamaj 45 vjeç, Fatos Bruhamaj 30 vjeç, Fadil Shahaj 53 vjeç, Igli Shahaj 22 vjeç, Sokol Lamaj 34 vjeç - banorë të fshatrave të Vlorës dhe Vladimir Zanaj shef i burimeve njerëzore në policinë e Vlorës.

Po asokohe në Itali u arrestuan 7 persona: Elizer Ahmetaj 27 vjeç, Xhesian Ahmetaj 21 vjeç, Arshi Ahmetaj 29 vjeç, Artjon Lamaj 29 vjeç, Kleo Lamaj 30 vjeç, Bukurosh Gëshilli 25 vjeç, dhe Virion Ymeraj 32 vjeç.


Arrestimet ne Itali dhe Vladimir Zanaj 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WBM: 24/08/2018 20:48

    KY DUKET SI vellai I TAULANTIT .U SA KEMI PER TE VUAJTUR !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet