Policia e Tiranës ka zbarkuar brenda festave me kokainë dhe ekstazi në klubet e natës në ish-bllok me 11 masa sigurie, për punonjës dhe administratorë lokalesh të identifikuar si shpërndarës në doza të drogave të forta brenda këtyre ambienteve.
Në pranga kanë rënë 9 administratorë e punonjës të clubeve të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, si kokainë e ekstazi brenda në lokale. 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë 2 persona të tjerë janë arrestuar më parë në kuadër po të këtij operacioni.
I arrestuar është dhe Orges (Dritan) Jahelezi, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Jahelezi rezulton i dënuar më parë nga Apeli i Krimeve të Rënda sot Apeli i GJKKO-së, për trafik droge.
Akil Ndreu rezulton të jetë administrator i barit ‘N’Dashni’ me vendndodhje në rrugën “Pjetër Bogdani”, ndërsa Fradjo Keli rezulton pronar i një bar-kafe në rrugën “Mine Peza”.
"Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, punonjës ose administratorë lokalesh, shpërndanin doza të drogave të forta në ambientet e brendshme të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut. Gjatë kontrolleve fizike, atyre iu gjetën doza të lëndës narkotike të dyshuar kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 11 aparate celularë.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, të cilëve iu sekuestruan 2200 tableta ekstazi (MDMA). 2 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e kësaj veprimtarie kriminale janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi O.(D). J., 49 vjeç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata", njoftoi Policia.
Gjatë operacionit policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente












Ca estrade e paska denuar gjykata per droge grup i strukturuar dhe ky del ne bllok neper pube
Përgjigju