TIRANË - Shkatërrohet një organizatë kriminale e trafikut të drogës në disa shtete ballkanike dhe Itali, që dyshohet se drejtohej nga qelitë e burgut 313 në Tiranë, Shqipëri nga anëtarët e asaj që në vendin tonë njihet si “Banda e Durrësit”.
Prokuroria e Akulias në Itali, kishte tetë vitet që kishte nisur hetimet ndaj kësaj superorganizate kriminale me dhjetëra anëtarë që ka trafikuar të paktën 700 kilogramë lëndë narkotike drejt Italisë, të ndarë në 200 kilogramë kokainë dheb 500 kilogramë marijuanë.
Operacioni i koduar “Ellenika”, gjatë të cili janë vënë në pranga 71 persona, ka nisur në orët e para të mëngjesit njëkohësishtë në Itali, Shqipëri, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni, vendet ku edhe kjo organizatë kriminale kishte bazat e saj të trafikut.
Shqiptarja.com dhe A1 Report publikojnë fotot ekskluzive të 4 prej shqiptarëve të arrestuar dhe pjesë e këtij trafiku: Elvin Muço, Arben Shtembari, Shpetim Danaj dhe Zenel Balla.
PROKURORIA: FINALIZOHET OPERACIONI “ELLENIKA”, EMRAT
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publike, detaje në lidhje me aksionin ndërkombëtar “Ellenika”, gjatë të cilit 8 persona janë arrestuar në Shqipëri për trafik heroine dhe kokaine.
“Një superaksion kundër trafikut të lëndëve narkotike, drejtuar nga Prokuroria Italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme Shqiptare, Zyra për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë, është finalizuar mëngjesin e sotëm, me arrestimin e 8 personave, 6 prej të cilëve në Shqipëri dhe 2 në Itali.
Tre prej tyre aktualisht gjenden në burg pas vendimeve të gjykatës shqiptare disa kohë më parë, të gjithë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Këta persona akuzohen nga autoritetet italiane se janë përfshirë në veprimtarinë e importit, transportit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Organizata “Grupi i Shqiptarëve” është hetuar për një periudhë të gjatë nga ana e Prokurorisë Italiane, në të cilën është faktuar se disa qytetarë shqiptarë janë përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku të lëndëve narkotike të forta, sasi e cila arrin në disa qindra kilogramë heroinë dhe kokainë.
Pas një operacioni të shpejtë, policia shqiptare, ka arrestuar shtetasit:
1. Zenel Balla, nga Durrësi arrestuar sot
2. Elvin Muço, nga Durrësi arrestuar sot
3. Shpëtim Danaj, nga Vlora arrestuar sot
U është komunikuar urdhëri i arrestit ndërkombëtar:
4. Indrit Dokle, nga Durrësi Aktualisht në burg
5. Jorid Xhunga, nga Përmeti Aktualisht në burg
6. Shefqet Vata, nga Kukësi Aktualisht në burg
7. Arben Shtëmbari Aktualisht në burg
Janë arrestuar në Itali:
8. Renald Velja
9. Roxhen Velja
ka bërë të ditur Prokuroria e Përgjithshme në komunikimin e saj për median.

(Në foto: Gjatë arrestimeve të policisë italiane ditën e sotme)
AKTIVITETET E TË ARRESTUARVE NË SHQIPËRI
Gjithashtu edhe të arrestuarit e tjerë janë njohur me masën e sigurisë të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ata janë të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash. Burimet thanë se, Shpëtim Danaj, është arrestuar në Vlorë, ndërsa Skënder Balla dhe Ervin Muço, janë arrestuar në Durrës. Këta të arrestuar, mësohet se pastronin paratë e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike në Itali. Ata kishin investuar shuma të mëdha në biznese të ndryshme në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe qytete të tjera.
Deri më tani, policia italiane ka zbardhur vetëm një emër nga shqiptarët e arrestuar në Itali. Ai është Besnik Gostivari, i cilësuar si kreu i njërit prej grupeve të kësaj organizate në zonën e Peskarës.
EMRAT E TË ARRESTUARVE NË ITALI
Të arrestuar dhe në arrest shtëpie janë:
Carmelo Açetta, Felice Bellotti, Roberto Bellotti, Lauro Cetrullo, Paride D'Antonio, Marco Di Cesare, Giulio Di Pietro, Italo di Roço, Giuseppina Insolia, Alessandro Mariani, Antonello Parbone De Matteis, Moreno Russi e Moreno Sagazio, Claudio, Fabio e Lino Spinelli, Alessandro e Gianluca Tavoletta, Simone Toro, Domenico Caposano, nga Peskara.
Emanuela Guarnieri, Ettore Guarnieri, Roberto Tarquini, nga Teramo
Luca Attilio Mingolla, nga Taranto
Silvia Sperinteo nga Leçe
Guido Guarnieri nga Ankona
Të dënuar që u është komunikuar masa e arrestit:
Giuseppe Caposano, Roberto Martelli, Danilo e Marino Parbone De Matteis e Luigi Sivitilli.
Në arrest shtëpie: Claramonica Russi, Fiorella Olivieri nga Peskara,
Marilena Di Giorgio, Teramo, Fabio Alleva, Stefano De Rosa, Edera Dell' Aquilano, Antonella Stenta, Eros Cassano, nga Kieti
Anacleto Di Roço nga Teramo
Daniele Petrelli, Francesca Petrelli nga Leçe
RRUGA E TRAFIKIMI TË DROGËS DREJT ITALISE
Ky superoperacion nga karabinierët është koduar me emrin "Ellenika" dhe është kryer njëkohësisht në bashkëpunim me policitë e vendeve në Itali, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje dhe Kroaci. Në qendër të këtij operacioni nga policia italiane, ka qenë një organizatë kriminale rajonale, me degë në disa vende, anëtarët e së cilës janë përgjegjës për trafik të qindra kilogramëve heroinë dhe marjuanë.
Droga dërgohej në Itali, përmes rrugës, Shqipëri-Kosovë-Bosnje-Herzegovinë-Kroaci-Slloveni-Itali. Sipas hetuesve, hetimet janë zhvilluar në kuadër të një projekti europian, të kriminalitetit ballkanik, me mbështetje të Europol dhe Dcsa, në bashkëpunim të ngushtë me policinë shqiptare, kosovare, boshnjake, sllovene dhe kroate.
Më shumë se dy dy kuintal heroine dhe 5 quintal marjuanë, të sekuestruara, ishin të destinuar për një organizatë në rajonin e Abruzzo-s në Itali, ku droga do nxirrej në shitje në tregun lokal dhe për rajonet Marche dhe Puglia.
PERGJIMET TELEFONIKE TE POLICISE ITALIANE
Për hetimet, thelbësore kanë qenë përgjimet telefonike që i janë një korrieri.
“Jam duke rrezikuar 20 vite burg për këta bullanjtë këtu. Më kanë ndaluar edhe karabienierët – shfryhet në telefon një nga korrierët e drogës gjatë një udhëtimi gjatë autostradës A14 me drejtim Peskarën – por të paktën shyqyr që e kisha lënë mallin. E lashë në një cep në autostrëdë. Ata fikën telefonat, unë e lashë mallin. Nëse e duan le të vijnë e ta marrin, në të kundërt le ta lënë ta humbin. Jam duke shkuar sa andej këtej në austradë me 10 kilogramë në dore. E lashë fillimisht dhe tani e mora sërish. Kam frikë se e vjedhin dhe nuk kam ndërmend të paguaj borxhet e tyre”.
Ky është një prej përgjimeve të policisë italiane, të bërë gjatë hetimeve në lidhje me këtë organizatë kriminale të shtrirë në disa vende.
Redaksia online
(ac/es/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com