TIRANË- Një anëtar i grupit të Visit të Pojës, i njohur ndryshe si Elvis Doçi, u ekstradua në vendin tonë nga Italia. Ndaj 39-vjeçarit Emri Hysenaj, GJKKO ka caktuar në muajin prill masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ai akuzohet se trafikoi drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, apo vendeve të tjera të BE-së.
"Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H., 39 vjeç.
Në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.
Hysenaj është pjesë e grupit me 29 trafikantë që u goditën nga SPAK pas operacionit Ura, grup i cili drejtohej nga Visi i Pojës.
Komente











