Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 21 persona

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 21 persona

SPAK ka përfunduar hetimet për 21 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria në Greqi, duke cuar dosjen për gjykim. Personat janë arrestuar gjatë operacionit "Brezi i Gjelbër" rreth një vit më parë.

Pjesë e grupit janë edhe ish nëndrejtori i Spitalit të Sarandës Florenc Llanaj dhe futbollisti i Delvinës, Adrian Xhibro. 

Personat e marrë të pandehur janë:
Aleks Nanaj,
Petrit Nanaj,
Kejdi Sadushi,
Armand Zholi,
Florenc Llanaj,
Kujtim Zmalaj,
Emiljant Lamkollari,
Adrian Xhibro,
Edvin Xhibro,
Mikel Jorgji,
Jonida Jorgji,
Sara Hatia,
Odise Ymeri,
Ervin Hysaj,
Trimosh Leskaj,
Elton Llanaj,
Aleks Likaj,
Donaldo Nela,
Artan Hoxha,
Andrea Caca
Pashk Syla;

Personat akuzohen për veprat penale të “Trafikimit të Narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunimin e veçantë të “Grupi i strukturuar criminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

"Hetimet kanë evidentuar se jemi para një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbërt për në territorin e shtetit grek. Më pas në pjesën greke, transportues të ndryshëm dërgonin lëndën narkotike në drejtim të qyteteve të ndryshme të Greqisë. Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal është bashkëpunuar ngushtë me Autoritetet Greke duke bërë të mundur shkëmbimin e informacionit dhe kryerjen e hetimeve në të njëjtën kohë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur që në territorin grek të sekuestrohen në disa raste lëndë narkotike, në total është bërë e mundur të sekuestrohet një sasi prej mbi 400 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”. Gjithashtu në Greqi janë arrestuar dhe proceduar të paktën 14 persona, mes të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe shtetas grek", thuhet në njoftimin e SPAK.

Ndërsa në Shqipëri, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të sekuestrohet në 4 raste lëndë narkotike me peshë në total 280 kg “Cannabis sativa”. Për tu theksuar është fakti se krahas personave të dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të arrestohen dhe procedohen penalisht nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Durrës, Sarandë, Fier dhe Elbasan edhe 12 persona të tjerë.

Hetimet vazhdojnë edhe për persona të tjerë që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?