Mbrëmja e kësaj të diele është shoqëruar me trafik të rënduar në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Moti i mirë dhe temperaturat e larta kanë sjellë një fluks të madh pushuesish gjatë fundjavës në bregdetin e Shëngjinit dhe Tales.

Kthimi i tyre nga zonat turistike ka shkaktuar rritje të ndjeshme të qarkullimit të automjeteve, duke krijuar radhë kilometrike në aksin Lezhë-Milot.

Trafiku i rënduar vijon prej disa orësh, ndërsa drejtuesit e automjeteve përballen me vonesa në lëvizje.