Fluksi i emigrantëve që po kthehen në vend ka sjellë trafik të rënduar në Rrugën e Arbrit, ku gjatë ditës së sotme janë regjistruar dy aksidente në segmentin Bulqizë–Fushë Bulqizë.

Njëri aksident ka ndodhur në zonën e Kastratit, ndërsa tjetri te vendi i njohur si “Pishat”. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Një grua është nisur drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar. Sipas mjekëve, ajo  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.