Fundjava në plazh kthehet në 'makth' për shoferët! Fluks automjetesh nga zona e Radhimës tek Uji i Ftohtë dhe në autostradën Durrës-Tiranë! Trafik i rënduar në Shëngjin (VIDEO)

Fundjava në plazh duket se po kthehet në makth për shoferët pasi krijohet trafik i rënduar gjatë kthimit për në shtëpi. Këtë të diel ka trafik të rënduar nga zona e Radhimës deri tek Uji i Ftohtë në Vlorë, në autostradën Durrës-Tiranë si dhe në Shëngjin.

Përveç turistëve të huaj, edhe vendasit zgjedhin bregdetin në fundjavë për t'i 'shpëtuar' temperaturave të larta. Shefi i qarkullimit rrugor, Altin Qato foli para mediave duke thënë se Radhima-Uji i Ftohtë është aks problematik për fluksin e mjeteve në çdo sezon veror. Në terren ka edhe shtim të efektivëve të Policisë Rrugore dhe të Rendit që përpiqen të menaxhojnë trafikun në qytetin e Vlorës në mënyrë që të mos ketë probleme në qarkullimin rrugor. Zgjidhjen e situatës së trafikut në Vlorë mund ta sjellë bypassi që do të hapet më 9 korrik për të gjithë automjetet. Bypassi i Vlorës nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

“Për të rritur gatishmërinë maksimale, për të krijuar rrugë sa më të sigurta dhe për të rritur parametrat e sigurisë dhe për të pasur mbarëvatjtje trafiku sa më normale. Fluksi është i shtuar dhe jemi në këtë aks rrugor sepse çdo sezon veror, është tepër i ngarkuar sepse ka vështirësi në përballimin e fluksit të mjeteve.

Policia Rrugore ka bërë një plan që nga fillimi i sezonit veror deri në përfundim, 15 shtator, ka rritur gatishmërinë e forcave, qëllimi është të maksimalizojmë sigurinë rrugore por edhe të kemi trafik të kontrollueshme që të gjithë përdoruesve të rrugës t’i krijojmë akse sa më të lirshme”, tha Qato.

Nga aksi problematik i Vlorës për qarkullimin e mjeteve gjatë sezonit veror, Qato është ndalur në masat për sezonin turistik si dhe shtim të efektivëve në rrugë. Qato ka kërkuar edhe mirëkuptim të qytetarëve ndërsa ka theksuar se masat administrative do të jenë të ashpra për shkelësit. Ndërsa për parandalimin e gjobave tha se nuk do të tolerohet asnjë parakalim i gabuar.

“Dje ishim në një forum me gjithë partnerët me sigurinë rrugore dhe fatmirësisht jemi në një trend të dukshëm të uljes së aksidenteve që na çon drejt mesatares së BE. Megjithatë nuk jemi të kënaqur dhe policia ka shtuar prezencën në rrugë. Rezultati është shumë pozitiv por në duam minimizimin deri në nivelin zero të aksidenteve. Për këtë policia ka bërë një plan.

Kemi edhe shumë shtetas që vijnë nga vendet e tjera prandaj ka më shumë lëvizje në këtë periudhë. Pra plani është i ndarë në dy masa, për të parandaluar aksidentet, por edhe për të shmangur trafikun. Nuk do të tolerojë asnjë drejtues mjeti që bën parakalime të gabuara sepse prishin bashkëjetesën qytetare dhe shkelin kodin rrugor. Secili duhet të presë radhën. “Qëllimi nuk është të vendosim gjoba por ndërhyjmë në rast shkeljeje pasi mund të rrezikohet siguria”, u shpreh Qato.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:44
Kaos në Shëngjin, pushuesit bllokohen prej 2 orësh në trafik! Vështirësi për të dalë në autostradë

 

Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit ka shkaktuar trafik të rënduar pasditen e kësaj të diele. Fluksi i automjeteve në lëvizje është kthyer në kaos pasi ka vështirësi në lëvizje në rrugën që lidh Shëngjinin me autostradën Lezhë-Milot.

Trafiku ka nisur që prej orës 17:00. Fundjava solli dyndje pushuesish në plazhet e Lezhës. Për lehtësimin e lëvizjen janë vendosur në disa pika efektivë të policisë rrugore.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/06/2022 00:26

    Hekurudhat mund te ndihmonin ne uljen e trafikut,por ato shqiptare ose jane jashte perdorimit,ose nuk mbulojne te gjitha zonat.Ne plazhet e Cape Cod-it eshte vendosur nje linje sezonale treni qe lidh Bostonin me Cape Codin vetem per tre ditet e fundit te javes,quhet Capeflyer,nje ide shume e mire qe jo vetem lehteson trafikun,por cliron dhe plazhistet nga makthi dhe dhembia e kokes dhe tensioni i te qendruarit ne trafik,apo nga ndonje aksident i mundshem,ana tjeter pozitive eshte qe paguan vetem bileten,nuk paguan as trarin e rruges,as gazin e makines.

    Përgjigju
  • 10 milionshi: 19/06/2022 21:29

    Nese do kemi 10 mil turiste keto rruge me tek korsi nuk i “mbajne” dot! Duhet 4 korsi minimumi ndryshe kete muhabet do kemi akoma

    Përgjigju
  • ard: 19/06/2022 20:27

    Ne Hannover te Gjermanise, ne raste trafiku behet nderrim drejtim kalimi... dmth.. ecet ne dy korsi ne nje drejtim derisa te çlirohet ngarkesa me mjete...

    Përgjigju
  • vebiu: 19/06/2022 19:34

    Shkoni ne plazh ,,shkoni se do paguani 30.000 leke vetem per vajtje -ardhje ne durres....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente