Në doganën e Vërnicës në Kosovë, policia kufitare e Kosovës ka identifikuar një rast kontrabande ilaçesh nga Shqipëria në Kosovë. Sipas Doganës, njësite antikontrabandë ndaluan një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë, me dyshimin se barte mallrat të kontrabanduara, siç edhe u provua gjatë kontrollit.
Kutitë me ilaçe ishin të fshehura në autobus, dhe të padeklaruara. Bëhet fjalë për rreth 150 pako ilaçesh, përkatësisht:
“Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE ëith LIDOCAINE – 5 copë, tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1×300 – 16 pako, xhama me dioptri të ndryshëm. Të gjitha mallrat janë sekuestruar, si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”.
![]()
Policia e Kosovës po punon për hetimin e plotë të ngjarjes.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)