Radhë të gjata trafiku janë krijuar në hyrje të pikës kufitare të Hanit të Hotit. Radha prej 3 kilometrash është në anën malazeze të pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Ka qenë Ministria e Brendshme që ka ndarë foto nga radha ku duken qindra makina që presin për t'u futur në Shqipëri. 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka kërkuar palës malazeze kalim më të lehtësuar për automjetet, në mënyrë që qytetarët të mos presin gjatë.

Pas këtij komunikimi është lehtësuar trafiku dhe ka filluar normalizimi i situatës në Pikën e Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit.