GREQI-Policia greke ka shkatërruar një rrjet trafiku klandestinësh, ndërsa janë arrestuar 11 persona, 7 shqiptarë dhe 4 grekë.
Grupi dyshohet se ka trafikuar në 77 raste klandestinë nga Greqia drejt vendeve të Perëndimit. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 6 makina, para, një pistoletë dhe disa armë gjahu.
Mes të arrestuarve në Greqi është edhe kryetari i një njësie administrative të Bashkisë së Pogonit dhe babai i tij, pasi dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e klandestinëve.
/Shqiptarja.com

dy.b/shqiptarja.com