ITALI - Policia italiane ka mundur të shkatërrojë një grup kriminal që merrej me trafikimin e kokainës në rajonin e Aostës. 6 shqiptarë kanë rënë në pranga, disa të arrestuar edhe më parë, ndërsa kishin lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.
 
Operacioni i koduar “Këmbanat”, i policisë italiane nisi në tetor të vitit 2015 dhe u shtri në disa zona të Aostës. Ai kodua me emrin “Këmbanat”, për shkak se në origjinën e zbulimit të kësaj bande ishte vjedhja e 9 këmbanave të mëdha me vlerë 6 mijë euro. 

Nga hetimet ka rezultuar se shqiptarët nga shitja e drogës kishin fitime rreth 1 milion euro në vit, ndërsa një pjesë e mirë e fitimeve investohej në Shqipëri. Kapiteni i policisë Enzo Molinari dhe nënkoloneli Samuel Sighinolfi në një konferencë për mediat tha se koka e këtij grupi ishte Albert Bushaj, 36 vjeç, i njohur me emrin avokati.
 
Ai kishte punuar më parë si përkthyes pranë prokurorisë së Aostës dhe muajt e fundit ishte me masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi në vitin 2015 u kap me kokainë.Lokali i natës “La dolce vita” ishte baza e shpërndarësve. Nipi i Albert Bushaj, Xontino Sinanaj 19 vjeç, i cili është arrestuar dy herë në flagrancë në janar dhe shkurti së bashku me kushëririn e tij Gentian Bushaj merreshin me shpërndarjen. 

Laurent Bushaj përgatiste dozat për tu shitur. Zamir Bushaj ishte ai që drejtonte aktivitetin në lokalin e natës “La dolce vita”. I fundit Lado Latifaj, 37 vjeç zakonisht sipas policisë merrej me grabitje. 

Shqiptarët e arrestuar: 
Albert Bushaj, 35 vjeç
Xhontino Sinanaj, 19 vjec
Zamir Bushaj, 29 vjeç
Laurent Bushaj, 26 vjeç
Lado Latifaj, 37 vjeç
Gentian Bushaj, 33 vjeç

shqiptaret ne itali trafik droge
trafik kokaine itali

trafik kokaine itali

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)