Markelian Hoti, vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti, është arrestuar këtë të mërkurë në kryeqytetin e Italisë, Romë, i dyshuar për trafik kokaine, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika. 27-vjeçari, u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të Romës, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën. Ai dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, e cila mbërrinte në portin e Antëerpit në Belgjikë dhe më pas transportohej me makina luksoze në drejtim të Dubait.

Arrestimi i Markelian Hotit u bë pas një hetimi të koordinuar nga Interpol dhe skuadra e antidrogës në Romë. Sipas mediave italiane, kishte qëndruar “në hije”, pasi pronari i hotelit ku ai po strehohej nuk kishte regjistruar të dhënat e tij në sistem, duke e bërë praktikisht të padukshëm për autoritetet. Pas verifikimit të identiteti, ai u dërgua në burg, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës.

Urdhri i arrestit ndaj tij u lëshua gjatë muajit janar, pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehura në kontejnerë në portin belg të Antwerp, i cili përdoret shpesh nga grupet kriminale, përfshirë edhe ato me shqiptarë, për sjelljen e sasive të mëdha të kokainës, nga vende të Amerikës Latine. Vepra penale për të cilën ai akuzohet është “organizatë kriminale për trafik narkotikësh”, e cila i rrezikon deri në 15 vite burg.

Merkelian Hoti rezulton të jetë arrestuar në Tiranë më 5 prill 2023, për armëmbajtje pa leje, në një operacion të Komisariatit nr. 2, ku iu gjet një pistoletë. Ai u kap duke lëvizur me makinë në zonën e Selitës.

Por ky nuk është familjari i vetëm i Elda Hotit, i përfshirë në paligjshmëri. Bashkëshorti i saj, Ladi Ndoja, 45 vjeç, u arrestua me një mbështetës demokrat, 25 vjeç, duke bërë vetëgjyqësi më 10 maj 2025, 1 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Duke lëvizur me dy makina, ndaluan makinën që po lëvizte drejtori i arsimit në Mirditë, Renuar Kola. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:20 ndaluan mjetin me pretendimin e blerjes së votave për PS-në. Pasi policia mbërriti në vendngjarje nuk konstatoi asgjë të paligjshme në makinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:31
Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me 'rekorde' kriminale! Burrit të deputetes iu gjetën 50 kg marijuanë, ndërsa i ati ndryshoi emrin

1771429146_1746950702ladindoja.jpg

Vëllai i deputetes së PD Elda Hoti është arrestuar në Romë. Markelian Hoti u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën. Ai ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës.  Markelian Hoti është arrestuar dhe në prill të vitit 202 nga policia shqiptarepër kanosje me armë zjarri dhe armëmbajtje pa leje. Hoti ishte denoncuar për tentativë vrasje. Por, pas arrestimit u lirua shumë shpejt.

Përveç vëllait, edhe bashkëshorti i deputetes demokrate është një emër i njohur në botën e krimit. Ladi Ndoja nga Rrësheni, bashkëshorti i Elda Hoti, u arrestua në vitin 2016 në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge. Policia i gjeti në banesë 50 kg marijuanë dhe 24 karta identiteti të vjedhura. Zonja Hoti ka bërë më pas një ndarje të dyshuar fiktive nga Ladi Ndoja, ndoshta me qëllim që kjo ‘njollë’ të mos prekë karrierën e saj politike. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 2025, i shoqi i deputetes u arrestua bashkë me një person tjetër pasi ndaluan një mjet me të cilin po lëvizte Drejtorit të Arsimit në Mirditë, Renuar Kola, duke pretenduar se po blinte vota për Partinë Socialiste. Pavarësisht se ndaluan zyrtarin me pretendimin se po blinte vota, policia tha se vetë burrit të deputetes dhe mbështetësit tjetër të PD iu gjetën lista me të dhëna votuesish.

Ndërkaq, në vitin 2021, Llesh Nikolli iu drejtuar KQZ-së me ankesë, duke akuzuar deputeten Elda Hoti se ka fshehur ndryshimin e emrit të babai të saj nga David në Artan Hoti, për shkak të të shkuarës së tij kriminale. Deputetja Hoti i mohoi akuza.