Hetuesit rusë në vendngjarje ku u bë atentati i Vladimir Alekseyevit 

Autoritetet ruse njoftuan se Lyubomir Korba, i dyshuari i dytë për atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev, është arrestuar në Dubai dhe është ekstraduar drejt Rusisë. Sipas Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Korba ishte arratisur në Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm disa orë pas sulmit të ndodhur të premten në Moskë.

Gjenerali Alekseyev u plagos në krah, këmbë dhe gjoks gjatë sulmit dhe ndodhet në spital, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. FSB-ja bëri të ditur se një bashkëpunëtor është arrestuar në Moskë, ndërsa një tjetër i dyshuar ka ikur drejt Ukrainës. Moska akuzon Kievin se qëndron pas sulmit që ndodhi një ditë pas bisedimeve për paqen në Abu Dhabi. 

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov e ka cilësuar attentatin si një akt terrorist nga Ukraina që sipas tij do të sabotojë bisedimet. 


Lajmi kryesor:

Ushtria ruse humbet ritmin në Ukrainë, shkak i ftohti ekstrem dhe ndërprerja e komunikimit nga mohimi i përdorimit të satelitëve Starlink