Një operacioni i përbashkët i policisë italiane dhe asaj shqiptare, ekzekutoi 14 urdhëra arresti të nxjerrë të mërkurën nga Gjykata e Riminit. Karabinierët e Forlit, ekzekutuan sot në mëngjes, 6 shqiptarë, një italian dhe pesë rumunë.
 
Të gjithë personat akuzohen për shfrytëzim të femrave për qëllime prostitucioni, trafikim të lëndëve narkotike si dhe krijim të organizatës kriminale. Paralelisht me arrestimet e kryera, në Itali, Policia e Shtetit në Shqipëri arrestoi këtë mëngjes në Pezë të Tiranës, Ergyst Çekën 26 vjeç. 

Ai u ndalua i dyshuar si i përfshirë në shfrytëzim prostitucioni si pjesë e këtij rrjeti. Ndërkaq në orën pesë të mëngjesit, njësitë operacionale të policisë së Durrësit dhe të Krujës, arrestuan në Thumanë, Kujtim Jangozin, 40 vjeç.
 
Sipas policisë Jangozi, banonte në një shtëpi dykatëshe pranë rrugës kryesore, e cila ishte e rrethuar me kamera sigurie. Pak më tej sipas hetuesve ishte shtëpia dhe kjo bëri që oficerët të ishin të dyzuar, por më pas vendosën të ndërhynin dhe arrestuan 40 vjeçarin e kërkuar nga autoritetet italiane. 

Kujtim Jangozi sipas burimeve të policisë akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe përfshirje në organizatën kriminale.

Fillimisht Jangozi pretendoi se ai nuk kishte lidhje me krime të kryera në Itali, por më pas u prangos nga policia. Në operacionin e policisë italiane u angazhuan afërsisht 80 forca policore, një helicopter dhe shumë mjete. Sipas mediave italiane janë bllokuar armë drogë dhe prova të tjera që rëndojnë mbi të akuzuarit.

Në prangat e policisë janë vënë edhe shtetasit e tjerë me iniciale A.H, E.C, A.D, E.SH, E.V dhe G.D.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)